SHPËRNDAJE

Me 180 orë stand by bateri, 12 orë muzikë dhe 5 orë në video (videoplay), Maxtab C8 me çmim shumë të volitshëm është një tablet ideal për fillestarë, shfletim në internet, për muzikë, lexim, lojëra, filma si dhe për shfletimin e fotove.

Tableti ka një trup unik nga plastika e zbukuruar me logon Maxell nga ngjyra e argjendit dhe përshtatet mirë në duar. Ndërsa ekrani 8 inç me rezolucion 800 X 600 ka një performancë të mirë posaçërisht në shkëlqim dhe ngjyra.

Maxtab C8 është i pajisur me procesor Rockchip 2918 1.2 GHz, posedon 1GB RAM, 4GB hapësira e brendshme (storage) dhe WiFi b/g/n. Përveç portës mini HDMI, microSD dhe miniUSB, Maxtab ka edhe një port të plotë USB ku ju mund të përdorni, të kopjoni gati gjithçka direkt nga tableti në USB drive-in tuaj dhe anasjelltas. Posedon platformën Android, versionin 4.1.

Për ta parë më afër pajisjen ne kemi përgatitur për ju një video prezantim të kësaj pajisje:

[youtube id=”RC6OUo6X3N0″ width=”600″ height=”350″]

Maxtab C8 është në dispozicion për shitje me një çmim të volitshëm nga shitorja MEGA në Prishtinë.

Karakteristikat e plota të tij janë:

Procesori Rockchip 2918, ARM Cortex A8 1.2GHz
RAM 512
Rezolucioni 800 x 600
Madhësia e ekranit 8 inç
Display Touch Panel Capacitive
Portë të dëgjueseve Po
HDMI Po
Muzikë 14 orë
Video 5 orë
LAN Jo
Bateria 5200 mAh
Slota Micro SD Po deri 32GB
Microfon Po
Porta Mini USB Po
Pesha 0.7kg
Operating System OS Android
Operating System Version Android 4.1 Jellybean
Dimensionet (H x W x D) 11 x 220 x 163mm
Speaker Po
Kamerë Po (frontale 3 Mpix)
Standby Time Deri 180 orë
Hapësira e brendshme 4GB
32GB (MicroSD) Supported Audio File
Përkrahë Audio format MP3/WMA/WAV
Përkrahë Foto format JPG/BMP/GIF
Përkrahë Video format AVI/MOV/WMV/MPG/MKV/FLV/MP4
WiFi Po (802.11b/g/n)

SHPËRNDAJE