Në bashkëpunim me NEPTUN-in, pajisja e radhës që kemi bërë prezantimin është modeli i Televizorit Smart 40ES8000 nga prodhuesi Samsung.
[youtube id=”ekZtL6EDx9w” width=”600″ height=”350″]
Dizajni
Me një dizajn të sofistikuar dhe elegant, të rrethuar me një kornizë të sheshtë dhe mbajtës inovativ të ndërtuar nga metali, kompletohet kryevepra nga kompania Samsung, e quajtur ES8000. Ky dizajn revolucionar transformon ambientin e dhomës tuaj.
Madhësia e këtij televizori është 40 inç, me teknologjinë LED, që do të thotë se ka një kontrast superior 2D dhe 3D, dhe në të njëjtën kohë është edhe shumë i hollë.
Në pjesën e sipërme të TV-së është e vendosur video kamera si dhe mikrofoni që i mundëson televizorit të sheh dhe dëgjon. Pra, Si funksionon kjo?
Kamera me mikrofonin të integruar në TV, do të ju përcjell juve gjatë tërë kohës dhe ju mundëson të kontrolloni TV-në pa e përdorur fare dirigjuesin ose ndonjë buton tjetër në TV, krejt kjo duke ju falënderuar procesorit dy-bërthamor, që mundëson procesimin e shumë detyrave në të njëjtën kohë (siç është paraqitur edhe në video prezantimin).
Funksionet
Ju lehtë mund të kontrolloni funksione të tilla si: ndizni apo shkyçni televizorin tuaj, të bëni ndryshimin e kanaleve, rritjen apo uljen e zërit, qasjen në aplikacione të ndryshme, dhe të shfletoni në ueb duke përdorur komanda të thjeshta zanore apo lëvizjet me duar. Me teknologjinë e njohjes se fytyrës, kamera ju sheh dhe ju identifikon në Smart Hub pa pasur nevoje të shkruani emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin.
Nëse hapësira ku do të përdorni televizorin është e madhe, ju nuk duhet të brengoseni fare sepse Samsung ka menduar edhe për ketë. Smart Remote që vjen me ketë TV e ka të integruar një mikrofon dhe një mouse pad që e dërgon zërin tuaj dhe komandat me prekje në TV-in tuaj deri në largësi prej 10 metra, dhe atë pa tela.
Mos të harrojmë edhe Aplikacionin Samsung të dedikuar për smartphone, të cilin mund të shkarkoni nga Google Play dhe AppStore, i cili shndërron smartphone-in në mouse dhe tastierë për TV, si dhe mundëson kontrollimin e televizorit tuaj.
Nëpërmjet porteve të më poshtme të integruara në televizorin Samsung, ju mund të lidhni pajisje të ndryshme dhe të ndjeni një kënaqësi argëtuese të veçantë.
- 3xUSB (5V, 0.5A)
- 1xOptical audio out
- 1xAnalog audio out
- 1xHDMI (MHL)
- 1xHDMI (ARC)
- 1xHDMI (DVI) + DVI audio inputs
- 1xEthernet
- 1xAntenna
- 1x Components In
WiFi i integruar në TV, ju mundëson që nëpërmjet pajisjeve të ndryshme, sikurse tableti, smartphone-i apo nga kompjuteri të shikoni fotot dhe filmat tuaj në ekran të madh. Gjithashtu me ConnectShare™ Movie, ju mund të shikoni video, të dëgjoni muzikë apo të shikoni foto nga një lidhje USB, pa pasur nevojë të përdorni kompjuter ose pajisje të veçanta. Thjesht e futni pajisjen tuaj USB në portin USB të TV-së dhe mund të shikoni në ekran të madh përmbajtjet e ndryshme multimediale së bashku me miqtë dhe familjaret tuaj. E nëse nuk i keni miqtë dhe familjaret afër jush, mos u brengoseni, sepse nëpërmjet aplikacionit të Skype-it të dedikuar për TV, ata do të jenë më afër jush ku do që te gjenden në botë.
Këtë pajisje me madhësi 40 inç, 46 inç dhe 55 inç mund të gjeni në: