Pajisja Canon EOS 600D është një kamerë digjitale me 18 megapikselë dhe single-lens reflex, e prezantuar nga Canon më 7 shkurt 2011. Ky model është i njohur edhe si EOS Kiss X5 në Japoni dhe EOS Rebel T3i në Amerikë. 600D është kamera e dytë EOS me ekran LCD të artikuluar dhe që zëvendëson modelin 550D, edhe pse prodhimi i modelit të më hershem nuk është ndërprerë deri në Qershor të 2012-tës, kur edhe u njoftua për pasardhësin e 600D-së, d.m.th 650D.


Kualitetin e fotografive si dhe video incizimit mund t’a shihni nga materiali që kemi publikuar më parë si p.sh. Sony PlayStation 4.

Sido që të jetë sot në treg gjenden edhe disa modele më të reja se 600D, mirëpo ne kemi zgjedhur të prezantojmë ketë model të cilin e ka dhuruar dyqani MEGA, pra se çfarë gjendet brenda kutisë së këtij modeli dhe si janë specifikat e tij të shohim më poshtë:

Brenda kutisë së tij gjenden:

  • Canon EOS 600D
  • Objektivi Canon 18-55mm f/3.5-5.6 IS II
  • Rripi mbajtës
  • Kabllo USB
  • Kabllo AV
  • Bateria LP-E8
  • Mbushësi i baterisë
  • Udhëzuesi (në paketën tonë nuk është gjetur)

[youtube id=”F_sncTJVLWA” width=”600″ height=”350″]

Kurse karakteristikat kryesore të tij janë:

  • Rezolucioni: 18 megapikselë
  • Përkrahja e llojit të imazheve: JPEG, RAW, RAW+JPEG
  • Autofokusi: 9 pika
  • Incizimi: Full HD 1080p në 24/25/30 fps (frames per second), ose 720p në 50/60 fps
  • 3–10× Digital Zoom gjatë video incizimit (vetëm me kualitet 1080p)
  • DIGIC 4 procesimi i imazhit
  • Opsionin Live view
  • Blicin Flash të integraur me shpejtësi të dritës
  • ISO 100–6.400 që zgjerohet deri 12.800
  • Shpejtësia në fotografim: 3.7 fps (34 images (JPEG), 6 images (RAW))
  • Madhësia e ekranit: 3-inç
  • Slota për kartelën e memories: SD, SDHC, dhe SDXC
  • USB 2.0, HDMI
  • Baterinë LP-E8
  • Dimensionet: 133.1 x 99.5 x 79.7 mm
  • Pesha: 515 g (vetëm trupi)

Kurse për detajet e plota të pajisjes mund të shikoni në uebfaqen e Canon-it. /ameble