Nëse jeni në mëdyshje se cilin nga smartphone-t të bleni atëherë shikojeni videon në vijim në të cilen kemi publikuar shpaketimin e smartphone-it HTC Butterfly. Kohë më parë ne kemi shkruar rreth kësaj pajisje të mrekullueshme që për tregun ndërkombëtar quhet HTC Butterfly kurse i njëjti është në dispozicion në SHBA mirëpo me emër si HTC Droid DNA, ndoshta për disa kjo mund të jetë hera e parë që njoftohen me ketë pajisje ngase HTC ka lansuar disa produkte kohëve të fundit.
Si në shumicën e pajisjeve tjera elektronike, edhe në paketimin e HTC Butterfly gjendet: smartphone-i HTC Butterfly, mbushësi i baterisë, kabllo për lidhjen e pajisjes me portën USB të kompjuterit, kufjet (ndëgjojset) si dhe udhëzuesi i përdorimit të smartphone-it. Mbushësi i baterisë është me sistemin anglez mirëpo në dyqan ofrohet më konvertues standard.
Në videon e prezantuar më poshtë, mund të shihni të gjitha këto:
[youtube id=”xFAawzlgHSw” width=”600″ height=”350″]
Ky smartphone është sponzoruar nga dyqani F-Mobile nga Prishtina, i cili ofron 2 vite garancion për ketë pajisje.
Specifikat e plota të HTC Butterfly janë:
Dizajni:
- Lloji i pajisjes: Smartphone
- Sistemi operativ: Android (4.1.1)
- Dimensionet: 5.63 x2.78 x0.36 inç apo 143 x 70.5 x 9.08mm
- Pesha: 140 gram
Ekrani:
- Madhësia fizike: 5 inç
- Rezolucioni: 1080 x 1920 pikselë
- Densiteti i pikselëve: 441 dpi
- Teknologjia e ekranit: S-LCD 3
- Ngjyrat: 16 77 216
- Touchscreen: Multi-touch
- Te dhëna tjera: Senzori i dritës, senzori i ndjeshmërisë së afërsisë, rezistent ndaj gërvishtjeve
Bateria:
- Kohë bisede përmes (3G): 16 orë, në shfrytezim normal bacteria e HTC butterfly jeton deri ne 45 orë
- Kapaciteti: 2020 mAh
- Mundësi për mbushje Wireless: JO
Hardueri:
- Sistemi i Qip-it: Qualcomm Snapdragon S4 Pro AP8064
- Procesori: Quad core, 1500 MHz, Krait
- Procesori i grafikës: Adreno 320
- Ram memorie: 2048MB RAM
- Hapësirë: 16 GB hapësirë e integruar, mundësi për SD-kartë microSD, microSDHC, microSDXC deri në 32 GB
Kamera:
- Kamera e pasme: 8 megapikselë
- Flash: LED
- Të dhëna tjera: Auto focus, Fokus në prekje, stabilizues te imazhit, HDR incizim
- Camcorder: 1920×1080 (1080p HD)
- Kamera frontale: 2.1 megapikselë
Internet dhe Multimedia:
- Chrome, YouTube, Picasa, etj.
- Zërimi: Earpiece Loudspeaker
Teknologjia:
- GSM: 850, 900, 1800, 1900 MHz
- UMITS: 850, 900, 1900, 2100 MHz
- CDMA:850 MHz, 1900 MHz
- Data: LTE Cat3 Downlink 100 Mbit/s, LTE Cat3/4 Uplink 50 Mbit/s, HSDPA+ (4G) 42.2 Mbit/s, HSUPA 5.76 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS
- Pozicionimi: GPS, A-GPS, Glonass
- Navigacion: PO