Nokia Lumia 925 është një smartphone i zhvilluar dhe dizajnuar nga kompania gjigante Nokia. Kjo kompani ketë model të Lumia 925 e kishte prezantuar më 14 Maj 2013 duke e përshkruar atë si një “interpretim” të ri të modelit Lumia 920 ndërsa nga Qershori i viti 2013 ishte lansuar në treg.

Nokia Lumia 925 vjen me sistemin operativ nga Microsoft, Windows Phone 8 i cili mund të përditësohet në versionin e fundit 8.1. Lumia 925 posedon ekranin 4.5 inç PureMotionHD + AMOLED me rezolucion prej 1280 x 768 pikselve i mbështetur nga procesori 2-bërthamor 1.5GHz Krait dhe 1GB RAM memorie. Ekzistojnë dy modele të Lumia 925, modeli 16GB dhe modeli 32GB të cilat nuk mund të zgjerohen me anë të kartelës microSD. Sikurse shumica e smartphone-ve edhe ky model ka të integruar dy kamera, frontalen me 1.3 megapikselë dhe kryesoren 8 megapikselë.

Nëse keni vendos me ble modelin Lumia 925, në paketimin e tij gjendet smartphone-i Nokia Lumia 925, udhëzuesi, mbushësi, kufjet dhe kabllo USB. Të gjitha këto janë të prezantuara në videon e më poshtme. /ameble