Vivax Smart Point X45 Pro është një Android pajisje e cila mund të konsiderohet si një pajisje e rangut të mesëm dhe për çmimin që e ka, mund të ofron shumë mundësi dhe funksione sikurse pajisjet tjera nga Android që kanë çmime më të larta.
Nëse keni vendos me ble modelin Vivax Smart Point X45 Pro dhe jeni kureshtar se çfarë vjen në paketimin e tij, më poshtë kemi përgatitur një video shpaketim të modelit në fjalë. Pra, në paketën e modelit Vivax Smart Point X45 Pro janë të paketuara: telefoni Vivax Smart Point X45 Pro së bashku me mbrojtësin e ekranit, udhëzuesi, mbushësi për mur, kabllo USB, kufjet / ndëgjojset, një kapak i rezervë i telefonit si dhe një mbrojtës i telefonit nga ana e pasme.