Zëdhënësi i Microsoft David Dennis thotë ” Ne nuk e kemi vetëm një buton, por janë 400 makina që rifreskohen” .
Windows 10 po lansohet zyrtarisht pikërisht sot, 11 prill, por mos prisni që ta gjeni sot update-in automatikisht falas në kompjuterin tuaj. Microsoft thotë se mund të shkoj edhe për disa muaj kohë deri sa të njoftohen të gjithë.
Ne shkruam një parim udhëzues “mos na dëmtoni” thotë Dennis, duke shtuar se Microsoft ështe duke punuar me prodhuesit individual te pajisjeve kompjuterike për tu siguruar që Update-i i ri nuk do të shkaktoj probleme të paparashikueshme në PC e tyre.
Cka nëse do të mund të merrni update-in e Microsoft 10 sa më shpejt që është e mundur, këtu i keni tri teknika që mund t’ju sjellin më shpejtë karakteristika të reja.
1) Provoni Microsoft Update
E qartë apo jo? Në qoftë se ju nuk e keni kontrrolluar Update Windows gjatë këtyre javëve të fundit, ju do të dëshironit ta kontrrolloni tani. Microsoft është duke reklamuar krijimin e Microsoft 10 brenda ekranit të windows.
Nëse ju shtypni butonin “Po, më trego se si” nuk jemi plotësisht te sigurt se do t’ju sjell shpejt update-in. Por interesimi juaj regjistrohet me Microsoft, kështu që ndosht nuk dëmtohet të provoni përsëri.
Pasi Update të jetë në dispozicion, hapat duhet të jenë përafërsisht të njejtë si zakonisht.
Hapni menynë e Settings dhe shkoni te update & security > Windows update
Klikoni Check që PC e juaj të bëjë një kërkim të menjëhershëm të update te fundit. Update do të shkarkohet dhe instalohet automatikisht.
Klikoni Restart për të rifreskuar PC-n tuaj dhe për të përfunduar procesin e instalimit. /ameble.com