E plotësuar (17:25) – Twitter tanimë ka njoftuar zyrtarisht për lançimin e aplikacionit Vine, një mënyrë të re për të shpërndarë video direkt nëpërmjet Twitter-it. Kjo vjen vetëm një ditë pasi që shefi ekzekutiv i Twitter-it Dick Costolo kishte bërë një twitt paralajmërim në profilin e tij Twitter.
11:25 – Twitter është duke u përgatitur për të filluar me aplikacionin e ri Vine, të cilin e kishin blerë ende pa u lansuar, ky aplikacion është i projektuar për të incizuar video personale.
Sipas një burimi nga AllThingsD, është deklaruar se aplikacioni mund të startoj nga nesër, edhe pse asgjë nuk është ende zyrtare. Një lajm i keq për përdoruesit e Android-it është së Vine do të jenë në dispozicion vetëm në AppStore.
Vine mund të jetë një aplikacion shumë i nevojshëm për dikë, duke i mundësuar përdoruesve të pajisjeve mobile për të incizuar maksimum 6 sekonda video dhe të ndajnë atë me përdoruesit e tjerë në internet dhe në rrjetet sociale, d.m.th ngjashëm siç funksionon tani me fotografi.
Vine momentalisht përkrah opsionin për publikimin e video të shkurtra në Twitter, megjithatë, shefi ekzekutiv i rrjetit social ka demonstruar ketë gjë në profilin e tij.
Tani për tani, uebfaqja Vine.co shkruan “Së shpejti” (coming soon). Megjithatë, asgjë zyrtare në lidhje me ketë nuk ka ardhur nga Twitter-i ose Vine. |ameble| [divider top=”0″]