VLC është një prej softuerëve më të preferuar në botë për të luajtur videot. Si softuer përdoret nga miliona njerëz në mbarë botën, dhe nga shumë lloje të platformave. Aplikacioni i VLC-së për Android, kohët e fundit është përditësuar dhe përdoruesit të cilët e përdorin me shpesh mund t’i shohin ndryshimet, edhe pse në pamje duket pak a shumë i njëjtë. Një tipar i ri që është shtuar në ketë përditësim është mundësia që videot të vazhdojnë të luhen në sfond, pa i mbyllur ato.
Përveç kësaj zhvilluesit kanë rregulluar edhe disa t’meta në lidhje me shfletimin nga kartela SD, në përshpejtimin e harduerit, posedon një pamje tjetër për Audio Play etj.
Për ata që nuk e dinë, VLC për Android është në dispozicion pa pagesë dhe mund të shkarkohet nëpërmes Google Play Store. /ameble