SHPËRNDAJE

VLC për iOS është rikthyer në dyqanin virtual të Apple “App Store” me përplot risi. Ky aplikacion pasi që ishte lansuar në herën e parë para disa muajve është dashur të hiqet nga ky dyqan për shkak të licencave dhe të drejtave autoriale GNU, por kjo e fundit tani më ka rregulluar çdo problem dhe është rikthyer aty ku e ka vendin.

VLC është i tëri falas që mundëson lëshimin e audiove dhe videove të formateve të ndryshme në smartphone-in tuaj ashtu siç jemi mësuar ta shohim edhe nëpër kompjuterët tanë.

Sot, është privilegji ynë që të njoftojmë të gjithë se VLC për iOS është ri-kthyer në App Store. Ky aplikacione nuk ka ndonjë restrikcion regjional apo të çfarëdo lloji tjetër, ky aplikacion mund të instalohet në çdo pajisje Apple me iOS (iPhone, iPad, iPod touch) që ka të instaluar versionin 5.1 apo më lartë. VLC ka një dalje tepër kualitative të zërit ngase tërësisht mbështet edhe kodimin 10bit H254.

Përparësitë dhe risitë:

  • Wi-Fi Upload –  Mundëson që të bëni upload fajllat ne “file directory” të iOS përmes ueb shfletuesit ne PC apo Mac.
  • Dropbox Integration – Mundëson lëshimin e këngëve/videove direkt nga llogaria juaj në dropbox.
  • Download from Web – Mund të shkarkoni këngë nga cili do ueb server për qellim lëshimi “offline” më pas.
  • Network Streams – Lëshoni çfarëdo lloj transmetimi që bëhet përmes rrjetës në të njëjtën mënyre siç është edhe në desktop.
  • Video Filters – Videot gjatë lëshimit mund të rregullohen duke ju mundësuar që të shtoni apo minimizoni ndreqmini, kontrastin, dhe gjëra të tjera.

VLC për iOS tashmë është lansuar në App Store për Zelanden e Re dhe sonte pritet që kjo gjë të bëhet për Amerike dhe Europe.

 |ameble|

SHPËRNDAJE