Amazon Kindle Fire është tableti i parë shumë ngjyrësh dhe dybërthamor nga Amazon.
Dual core, 1000 MHz, TI OMAP4 Procesor, ekran të madhesisë 7 inç me rezolucion prej 1024X600, 512MB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, Wifi 802.11 bgn, bateri deri ne 7 orë varësisht nga mënyra e shfrytëzimit.
Këto karakteristika të mira dhe çmimi qe disponon ky tablet kanë bërë që ky produkt të jetë njëri ndër artikujt më të shitur të Amazon-it për muajin dhjetor të 2011 dhe dy muajt e parë të vitit 2012.
Përparësitë:
[checklist]
- Ekrani IPS LCD me rezolucion 1024X600
- Procesor Dual core, 1000 MHz, TI OMAP4
- 720p video playback
- MicroUSB port
- 1 GB RAM
- Çmimi 199 $
[/checklist]
Mangësitë:
[badlist]
- Qëndrueshmëria e baterisë (maksimum 7 orë)
- Nuk disponon kamerë
- Nuk disponon mikrofon
- Nuk vjen me MicroUSB kabëll
[/badlist]
Dizajni
Ky tablet është 7 inç, por në të vërtet duket si të ishte më i madh në krahasim me tabletet e kompanive të tjera ngase ekrani i tij është pothuajse i plotë duke prekur fundin e kornizave të përparme. Që kur Amazon ka lansuar përditësimin (update 6.2.2), shfletuesi i këtij tableti është më i madh dhe pothuajse shfrytëzon tërë hapësirën e ekranit. Kindle Fire është i mbështjellur me një plastikë të materialit të fortë që e bën këtë tabletë mjaft të qëndrueshëm dhe shumë të bukur. Deri më tani ngjyra e tabletëve të prodhuar ka qenë vetëm e zezë dhe madhësia vetëm 7 inç.
Përformanca
Kur paguan një çmim kaq të volitshëm për një tabletë te një brendi të njohur siç është Amazon, është jo-reale të presim një pajisje super të veçantë apo të dallueshëm nga të tjerët. Megjithatë Kindle Fire ka dëshmuar të jetë shumë i qëndrueshëm dhe funksional.
Thonë se koha dëshmon të veten dhe pa dyshim në rastin tim me Kindle Fire, unë lirshëm mund të them se ky tablet ka funksionuar shumë mirë për më shume se tetë muaj që e kam disponuar. Kryesisht këtë tabletë e kam përdorë për të lexuar e-mailat, për të shikuar fotografitë e familjes, shpesh herë edhe kam shikuar filma të kualitet të lartë.
Megjithatë, nga momenti i parë që e kam blerë Kindle Fire kanë qenë kryesisht dy gjëra të cilat kam pas dëshirë që të jenë pjesë e tij, ato janë kamera e përparme dhe mikrofoni që të mund të shfrytëzoj këtë pajisje edhe për komunikim me zë dhe video. Meqenëse asnjërën nga këto të dyja nuk i disponon Kindle Fire, atëherë me siguri nuk kemi nevojë fare të instalojmë aplikacionet si Skype, Viber, etj.
Një gjë tjetër e cila do të ishte një dëshirë dytësore për mua është sistemi i navigacionit përmes GPS-it, të cilin e disponojnë tabletë të tjerë që janë prodhuar edhe më herët se Kindle Fire siç janë: tabletet e Asus, Acer apo Toshiba. Por prapë kur të kthehem tek çmimi të cilin e kam paguar për të dhe krahasoj tabletët e tjerë, shoh se dallimi në çmim me tabletët që kanë Navigacion përmes GPS është së paku 100 euro.
Ekrani dhe Zëri
Ekrani i Kindle Fire është IPS LCD me rezolucion 1024 x 600, i cili është mjaft mbresëlënës dhe i përshtatshëm për sytë. Kindle Fire ka sistem dual-stereo të altoparlantëve dhe ka zë të mjaftueshëm për tu dëgjuar në një dhomë. Si shumica e tabletëve të tjerë edhe ky disponon portin për dëgjues (shpërndarës) të zërit në pajisje të tjera.
Sistemi Operativ
Kindle Fire ka të instaluar Sistemin Operativ Android 2.3 Gingerbread të përshtatur për këtë të fundit. Bashkë me qasjen në dyqanin virtual “Amazon AppStore”, ky tabletë ka të integruar në Sistem Operativ edhe shfletuesin e Amazon dhe disa aplikacione të tjera të cilat përkrahin hapjen e librave virtual dhe leximin kompjuterik me zë, etj..
Përformanca e baterisë
Amazon Kindle Fire në krahasim me llojet e më parme të Kindle si Kindle Touch apo Kindle Touch 3G, hargjon baterinë shumë më shumë gjë që është e natyrshme sepse ky tabletë është shumëngjyrësh dhe multifunksional. Edhe pse Amazon proklamon si në manualin e pajisjes po ashtu edhe në ueb faqe se ky tablet mbanë baterinë deri ne 8 orë lexim të pa ndërprerë apo 7.5 ore video playback, kjo nuk del të jetë vërtetë së paku për mua. Qysh nga dita e parë që e kam provuar asnjëherë në video playback nuk ka qëndruar bateria në jete më shumë se 3.5 ore deri ëe 4 në varësi nga kualiteti, ndërsa gjatë leximin jetëgjatësia ka zgjatë deri në 7 orë maksimumi.
Përfundim
Kindle Fire me të vërtetë ka dalë të jetë një tablet i klasit të lartë dhe pa dyshim ia vlen të krahasohet me tabletët e njohur siç janë: Ipad, Samsung, Google Nexus etj. Shkëlqësia dhe zjarri i vërtet i Kinlde ndjehet më së shumti në shkarkimin dhe shfletimin e librave virtual, por edhe lojërave të ndryshme. Për çmimin dhe përformancën që kjo pajisje ka, unë patjetër do ta rekomandoja për gjithsecilin e sidomos për studentët. |ameble| [divider top=”0″]