SHPËRNDAJE

HTC 7 Mozart është njëra nga tri pajisjet e para te bëra me Windows Phone 7, duke nisur këtu dhe ofruar një përvojë të shëndosh në video dhe muzikë, gjithashtu dizajn te zbukuruar dhe sistem operativ te lehtë.

Përparësitë:

[checklist]

  • Blici ksenon i mirë për te fotografuar në vende të errëta
  • Kualiteti i zërit
  • Procesimi i shpejt

[/checklist]

Mangësitë:

[badlist]

  • 8GB memorie, nuk mund të shtohet
  • Kualiteti i kamerës i dobët

[/badlist]

Dizajni dhe Specifikat

Madhësia: 94mm x 60.2 x 11.9mm, 130g me bateri
Formati i Zërimit: M4A, M4B, MP3, WMA
Formati i Videove: 3GP, 3G2, MP4, M4V, MBR, WMV
Tjera: JPEG, TIFF, GIF, DOC dhe DOCX, HTM dhe HTML, PDF, PPT dhe PPTX, TXT dhe RTF, XLS dhe XLSX
Ekstra: Wi-Fi (802.11 B/G/N), aGPS, Bluetooth, 8MP kamera e pasme me 720p HD Video
Bateria: 1300mAh, deri 6orë 40min bisedë
Memoria: 8GB memorie te integruar, nuk ka vend ekstern per memorie
Procesimi: procesori 1 GHz Scorpion, Adreno 200 GPU, Qualcomm QSD8250 Snapdragon chipset.
Ekrani: 3.7″ S-LCD me prekje(touch-screen), rezolucioni 800X480, ngjyrat 16M.

HTC 7 Mozart – është një smartphone atraktiv i projektuar, ka disa qoshe te rrumbullaksuara, dhe ne këtë pajisje është futur një copë e aluminit te gdhendur artistikisht, e rrethuar nga dy panele të buta plastike. Logo HTC është stampuar tek pjesa e aluminit, si dhe duket e shtypur përpara.

Në dorë kjo pajisje është shume e përshtatshme. Një nga dy panelet plastike mbanë kamerën 8Mpix, blicin ksenon, si dhe logon Windows Phone qe është shfaqur gjithashtu edhe në panelin e poshtëm. Ky panel është për të bërë ndarjen e baterisë dhe SIM kartelës, edhe pse hapja e kapakut është bërë paksa me vështirësi.

Nga ana e përparme pajisja ka tri taste që shfaqen në formën e një zgjatje horizontale me prekje të lehtë të ekranit, duke i vënë ato më një vij ne fund te pajisjes.

Ekrani vjen me një gjerësi 3.7 inç, edhe pse për ata qe dëshirojnë te shohin video duket paksa e vogël, megjithatë është praktikë dhe i rehatshëm për syrin. Më 480×800 WVGA ekrani është i mprehtë dhe i kthjelltë, nuk ka teknologjinë e ngjyrave AMOLED. Operimi me prekje(touch) ka një efektesi te mirë, pa pasur nevojë te behët shumë presion gjatë operimit.

Nga ana e majtë posedon butonat për volumin e zërit dhe portën për mbushje te baterisë dhe USB-në, kurse mbi ka butonin për kyçje/shkyçje, dhe ne anën e djathtë një buton i përshtatshëm për kamerë i cili ofron një mënyrë te shpejt për fotografim.

Hardueri

Specifikat e brendshme të HTC Mozart-it janë të një standardi të mesëm. I pajisur me 1GHz Qualcomm Snapdragon QSD 8250, me Adreno 200 GPU te integruar dhe me 576 Mb RAM. Këtu është një zhgënjim i vogël nga vendimi qe kanë marr, në përfshirjen e gjeneratës së parë te QSD 8250 e jo atë më të re që ka qenë MSM 8255, e cila GPU është më e fuqishme. Gjatë testimit nga ana jonë nuk mund te themi se kjo pajisje është edhe shume e ngadaltë madje edhe gjatë lojëra grafike intensive.

Një poshtërim tjetër i madh me këtë pajisje është bërë sepse kapaciteti i memories se integruar vjen më 8GB qe relativisht nuk është keq mirëpo pa pasur një opsion te jashtëm(external slot).

Përformanca

HTC Mozart kryesisht më pjesët e harduerit qe ka është shumë i ngjashëm me modelet tjera te Windows Phone 7 që janë te bazuara në kërkesat e bëra për harduer nga kompania Microsoft.

Cilësia e thirrjeve është e mirë dhe ne nuk kemi hasur ndonjë mangësi gjatë testimit. Speakerphone në këtë pajisje gjithashtu është mjaft i mirë, ka zë te lartë dhe dëgjohet mjaft qartë. Shpejtësia e operimit është normale me një procesorë 1GHz Snapdragon dhe 576Mb RAM.

Kamera

Cilësia e kamerës është disi ne nivel më poshtë, për printim ose përdorime serioze te fotografisë nuk ka kualitet te mjaftueshëm, veçanërisht mungon thellësia e ngjyrave dhe fokusi. Megjithatë fotot nuk janë edhe krejtësisht të pakënaqshme, mirëpo një softuer “Foto enhancer” i përfshirë në te mund të rrisë cilësinë e një fotografie, sepse ai posedon shumëllojshmëri të efekteve. Kurse incizimi HD videove është i kënaqshëm.

Softueri

Marketplace është i lehtë për tu përdorur, dhe mënyra e shkarkimit është mjaft e thjeshtë nëpërmes pajisjes.

Kurse softueri Zune nga Microsoft ka një rol te madh këtu, nuk duket edhe aq i lehtë për t’u përdorur, duhet te regjistroni një llogari dhe te kyçeni nëpërmes saj, pastaj nëse ju nevojitet te merrni muzikë apo shkarkoni fotografi nga kjo pajisje, jeni te shtyrë që të lidheni me softuerin Zune nëpërmes kompjuterit me USB kabull për të bërë një gjë te tillë.

Tjetër softuer i përfshirë në të është edhe Microsoft Office, qe është i lehtë për tu lexuar, i cili ka edhe mundësin e editimi i dokumenteve në Excel, Word dhe PowerPoint.

Një tipar tjetër i veçantë qe ka HTC Mozart Windows Phone është HTC Hub. Kjo përbëhet nga një kombinim i softuerëve tjerë të dobishëm shtesë,  duke përfshirë aplikacionin për motin, një orë dhe aplikacione tjera të HTC-së, siç janë një busull dhe konvertimi i njësive.

Përfundim

HTC Mozart ne përgjithësi është një pajisje me shkëlqim dhe deri diku funksionale, Mozart-in sigurishtë e bën të fuqishëm sistemi operativ Windows Phone 7 në harduer-in qe posedon, për më tepër kamera dhe kufizimet softuerike janë një mangësi ne ketë pajisje. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE