HTC Butterfly është një Android smartphone i dizajnuar dhe projektuar nga kompania prestigjioze HTC i cili është lansuar në Japoni me 17 Tetor 2012. Nëse vendosni me ble HTC Butterfly, është më rendësi të dini se çfarë do të përfitoni nga ai, me çfarë karkaterizohet si dhe çfarë përparësi ose mangësi ka.
Përparësitë:
- Procesori 4-bërthamor 1.5 GHz
- RAM 2 GB
- Ekrani 5 inç Super LCD3, i mbrojtur me Corning Gorilla Glass 2
- Kamera 8 Megapikselë
Mangësitë:
- Nuk mund të ndërrohet bateria nga përdoruesi
- Ndërrimi i SIM kartelës i varur nga SIM çelësi
HTC Butterfly është i paketuar në kuti standarde ku së bashku me të janë të vendosura edhe komponentet standarde përcjellëse si mbushësi i baterisë, SIM çelësi, kabllo për lidhjen e pajisjes me portën USB të kompjuterit, kufjet (ndëgjojset) si dhe udhëzuesi i përdorimit të smartphone-it. Për më shumë mund të shikoni videon e më poshtme ku është bërë video shpaketimi i HTC Butterfly.
Hardueri dhe Dizajni
Pjesa e përparme e smartphone-it HTC Butterfly ka ekranin 5 inç Super LCD3 me rezolucion 1920×1080 pikësela, një buton me presion (Home), dhe dy butona kapacitiv (Menu dhe të fundit) si dhe kamerën frontale 2.1 megapikselë. Në pjesën frontale në anën e sipërme është vendosur senzori i lajmërimeve (notifications) që i jep një dizajn shumë tërheqës këtij smartphone.
Pjesa e pasme përmbanë kamerën kryesore 8 megapikselë së bashku me LED flash-in i cili është vendosur në anën e djathtë të kamerës. Duhet të cekim se tek ky model nuk ka mundësi të bëhet hapja e kapakut si dhe nuk ka mundësi të bëhet ndërrimi i baterisë, bateria e tij është e integruar për trupin e Smartphone-it, si dhe nuk vërehet ndonjë bulon.
Në pjesën e sipërme gjendet vrima (jack) 3.5mm për lidhje të ndëgjojseve, mikrofoni, si dhe butoni i ndezjes/fikjes së smartphone-it. Ndryshe nga disa smartphone që i kemi vlerësuar deri me tani, duhet të themi se tek HTC Butterfly kartela micro SIM dhe po ashtu micro SD vendosen në pjesën e sipërme.
Në pjesën e djathtë gjendet vetëm butoni për ngritje/ulje të zërit ndërsa në anën majtë nuk ka asgjë të integruar.
Pjesa e poshtme përmbanë portën micro USB, nëpërmjet të cilës smartphone-it mund të lidhet me PC si dhe të bëhet mbushja e tij, ky po ashtu përkrahë edhe teknologjinë MHL 2.0 e cila mundëson lidhjen me TV.
Ekrani dhe Zëri
Padyshim, smartphone-in HTC Butterfly e veçon ekrani 5 inç Super LCD 3 Full HD me denstitet prej 441 pikëselë-ve, i cili është i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 2. Ekrani LCD i këtij modeli ofron gjithashtu një kontrast të madh të ngjyrave të cilat së bashku me rezolucionin e lartë e bëjnë që çdo gjë të duket perfekt, një përparësi që ne, me të vërtetë e vlerësojmë shumë.
Prodhimi i zërit nga ky smartphone është i mjaftueshëm duke marrë parasysh destinimin e tij. Në rast të thirrjeve telefonike, dëgjohet lehtë dhe poashtu ka opsionin ekstra Volume që e rrit degjueshmërinë e mikrofonit. Në pjesën e pasme, HTC Butterfly ka të integruar Beats Audio që dihet së kjo ofron një zërim të cilësisë së lartë.
Kamera
HTC Butterfly sikurse edhe një pjesë e madhe të smartphone-ve, po ashtu posedon dy kamera, atë frontale e cila është 2.1 megapikselë që mund të përdoret për video thirrje me Skype apo Google Talk, si dhe atë të pasmen e cila është 8 megapikselë. Kamera e pasme mund të bëj fotografi deri në 3264 X 2448 pikselë. Duhet të cekim se kamera e pasme mund të incizon gjithashtu video në formatin FULL HD (1080p) si dhe HD (720p) @ 30fps. Flash-i LED i ndihmon shumë kamerës duke ofruar një pamje të pastër gjatë fotografimit ose video incizimit.
Softueri
HTC Butterfly ka të instaluar platformën Android me version 4.1 Jelly Bean i cili mund të përditësohet në versionin e fundit 4.2. si dhe dhe përmban versionin e përditësuar UI 4+ të HTC Sense-it.
Vendosja e SIM kartelës
Ndryshe ka modelet e më hershme, vendosja e SIM kartelës tek ky smartphone bëhet në pjesën e sipërme të smartphone-it. Duke mbajtur shtypur SIM çelësin tek vrima e smartphone-it, do të dalë mbajtësi SIM në të cilin vendoset SIM kartela, siç është demonstruar në fotot e më poshtme. Ne e kemi vlerësuar si një mangësi tërë këtë proces, se në rast të humbjes së SIM çelësit ose mos posedimit të një mjeti nga metali i hollë, nuk mund të bëhet vendosja/tërheqja e SIM kartelës.
Përformanca dhe Bateria
Duke iu falënderuar harduerit të integruar, HTC Butterfly e ka një performancë jashtëzakonisht të mirë dhe gjatë testimit me të nuk është vërejtur ndonjë bllokim në softuer si dhe ndonjë nxehje të vet telefonit.
Për më shumë mund të shikoni videon praktike të HTC Butterfly e realizuar nga ne.
Sa i përket baterisë duhet të cekim se ajo është e fuqisë 2020mAh dhe nuk mund të ndërrohet nga përdoruesi, që i bie se është hermetikisht e mbyllur dhe vendosur brenda pajisjes. Pra, duhet të keni parasysh, nëse keni ndonjë problem me baterinë e këtij modeli, pajisjen duhet të dërgoni në dyqanin i cili merret me riparimin e telefonave apo nëse është ndër garancion të kthehet.
Bateria e HTC Butterfly mund të rezistoj/qëndroj deri në 12 orë bisedë, 6 orë e gjysmë në shfletimin e internetit ose 8 orë e gjysmë në shikimin e videove. Në testimin e bërë, pas 14 orë të përdorimit mesatar të smartphone-it, bateria duhet të mbushet. Nëse është smartphone-i i fikur, mbushja e baterisë zgjatë deri në 2 orë ndërsa nëse është duke punuar, mbushja e baterisë zgjatë deri në 3 orë të plota.
Përfundim
Shtrohet pyetja; A me ble HTC Butterfly?
Patjetër se po, është përgjigja jonë. Pra, për fansat e brendit HTC, edhe një model i bukur me dizajn tërheqës nga HTC, i dalluar dhe me një ekran mahnitës.
Për të gjithë ata që janë të interesuar për blerjen e modelit HTC Butterfly, rekomandojmë shitoren e pajisjeve mobile F–Mobile me dyqan në Prishtinë, i cili ofron kushte shumë të volitshme për blerje duke përfshirë edhe garancion prej 2 vitesh. |ameble|