HTC këtyre dy viteve të fundit ka pasur pak ngecje në tregun e pajisjeve mobile. Vendimet e çuditshme dhe zhgënjyese të serive të smartphone-ve nga kompania Samsung e ka lënë pak a shumë mbrapa kompaninë HTC, ku me herët ka qenë rival i ashpër për titullin Mbret i Android-it.
HTC tani ka filluar të ndryshoj ketë me smartphone-in e tyre të fundit HTC One të avancuar, i fuqishëm dhe një ndër smartphone-at më mbresëlënës nga platforma Android. Me një trup që kryeson metali, me dizajn të ekranit të madh dhe interesant, pajisje meriton të shpërblehet si smartphone- i më i mirë i vitit 2013.
Përparësitë:
- Trup të shkëlqyer
- Sence 5 me shkëlqim të gjallë
- Performancë të jashtëzakonshme
- Zëri, spikeret të dyfishtë frontal
Mangësitë:
- Nuk ka mundësi zgjerimi të kartelës SD
- Bateria e integruar
Në paketën e tij gjenden: HTC One, mbushësi USB i baterisë, çelësi SIM, kufjet me mikrofon 3.5 mm si dhe udhëzuesi për përdorim. Kurse karakteristikat e plota të tij mund ti gjeni këtu.
Hardueri dhe Dizajni
Një gjë të mirë që ka bërë HTC kohëve të fundit është se ka eksperimentuar me modelet e tyre të smartphone-ve me konstrukt të ndryshueshëm dhe nuk ka mbetur në një dizajn të njëjtë. Kemi parë smartphone të ndërtuar nga plastika, qeramika dhe metali shpesh të një serie të njëjtë.
Modeli HTC One është bërë me një kombinim prej alumini dhe plastikes së bardhë i cili në shikim të parë të lë një përshtypje shumë mbresëlënëse. Vet fakti i krijimit të një dizajni të ri i tregon kreativitetin dhe inovacionet tek brendi HTC që dallon prej brendeve Apple, Samsung.
Pjesa e përparme e smartphone-it HTC One disi është ndarë në 3 pjesë kryesore; ekrani i madhësisë 4.7 inç Super LCD3 me rezolucion 1920×1080 pikselë i mbrojtur me Corning Gorilla Glass 2. Në pjesën e fundit të ekranit janë të vendosur dy butona kapacitiv (Home) dhe (Back). Pjesa e poshtme e smartphone-it ka të integruar altoparlantët ndërsa në pjesën e sipërme gjendet kamera frontale 2.1 megapikselë, senzori i lajmërimeve (notifications) si dhe altoparlantët të tjerë. Pra, kjo ndarje ose të themi ky stil i dizajnit jep një pamje shumë tërheqëse të këtij modeli të HTC-së.
Në pjesën e sipërme gjendet vrima (jack) 3.5mm për lidhje të kufjeve si dhe butoni i ndezjes/fikjes së smartphone-it. Një sekret i cili fshehët brenda këtij butoni të fundit është senzori IR me të cilin nëpërmjet një aplikacioni që HTC ka integruar, mundëson që smartphone HTC One të luan edhe rolin e dirigjuesit/telekomandusit për televizor ose të ndonjë sistemi tjetër të audios.
Në pjesën e djathtë gjendet vetëm butoni për ngritje/ulje të zërit ndërsa në anën majtë bëhet vendosja e kartelës micro SIM.
Pjesa e poshtme përmban portën micro USB, nëpërmjet të cilës pajisja mund të lidhet me PC si dhe të bëhet mbushja e baterisë së tij dhe njëkohësisht përkrahë edhe teknologjinë MHL 2.0 e cila mundëson lidhjen me TV.
Pjesa e pasme është ndërtuar nga alumini i ndarë në tri pjesë nga linjat e bukura plastike ku është vendosur kamera kryesore 4 megapikselë (Ultra pikselë) së bashku me LED flash-in i cili është vendosur në anën e djathtë të kamerës. Duhet të cekim se tek ky model nuk ka mundësi të bëhet hapja e kapakut si dhe nuk ka mundësi të bëhet ndërrimi i baterisë e cila në fakt është e integruar në trupin e Smartphone-it. Në linjën e sipërme është vendosur mikrofoni i cili luan rolin e larguesit të zhurmës.
Ekrani dhe Zëri
Padyshim edhe këtë smartphone e veçon ekrani 4.7 inç Super LCD3 me rezolucion 1920×1080 piksela me denstitet prej 469 ppi, i cili është i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 2. Ekrani LCD i këtij modeli ofron gjithashtu një kontrast të madh të ngjyrave të cilat së bashku me rezolucionin e lartë e bëjnë që çdo gjë të duket perfekt, një përparësi që ne, me të vërtetë e vlerësojmë shumë.
Sikurse edhe tek shumica e smartphone-ve edhe tek HTC One, prodhimi i zërit është i mjaftueshëm duke marrë parasysh destinimin e tij. Në rast të thirrjeve telefonike, dëgjohet lehtë dhe po ashtu ka opsionin ekstra Volume që e rrit dëgjueshmërinë e mikrofonit.
Kamera
HTC One sikurse edhe një pjesë e madhe të smartphone-ve, po ashtu posedon dy kamera, atë frontale e cila është 2.1 megapikselë që mund të përdoret për video thirrje me Skype apo Google Talk, si dhe atë të pasmen e cila është 4 megapikselë (Ultra pikëselë), me të cilën mund të themi se HTC nuk ka arritur shumë ti sfidoj konkurrentet aktual apo modelet e fundit.
Tek kamera do të përmendim opsionin Zoe nëpërmjet të cilit gjatë fotografimit po ashtu do të incizohen edhe video sekuenca të shkurta të cilat mund të përdoren ose të shfrytëzohen nga ana e përdoruesit. Fotot e marra me ketë opsion, në galerinë e fotografive do të shfaqen në mënyrë të animuar.
Softueri
HTC One fillimisht është lansuar me sistemin operativ Android me version 4.1.2 Jelly Bean me Sense nga HTC me versionin 5.0. Në Korrik është bërë përditësimi i versionit të Androidit nga 4.1.2 në 4.2.2, ndërsa nga Shtatori është bërë përditësimi në versionin Android 4.3. Përditësimi në versionin e fundit nga Android 4.4 Kit Kat pritet të bëhet në fund të Janarit të vitit 2014.
Në fund të Tetorit, HTC kishte bërë përditësimin e HTC Sense në versionin 5.5.
Përformanca dhe bateria
Duke iu falënderuar harduerit të integruar, HTC One e ka një performancë jashtëzakonisht të mirë dhe gjatë testimit me të nuk është vërejtur ndonjë bllokim në softuer si dhe ndonjë nxehje të vet telefonit. Edhe për ketë pajisje ngjashëm si pajisjet tjera, kemi bërë videon praktike të tij ku shpjegojmë shkurtimisht për pamjen, karakteristikat dhe softuerin e tij.
Sa i përket baterisë duhet të cekim se ajo është e fuqisë 2300 mAh dhe nuk mund të ndërrohet nga përdoruesi, që i bie se është hermetikisht e mbyllur dhe është e vendosur brenda pajisjes. Pra, duhet të keni parasysh, nëse keni ndonjë problem me baterinë, pajisjen duhet të dërgoni në dyqanin i cili merret me riparimin e telefonave apo nëse është ndër garancion të kthehet.
Bateria e HTC One mund të rezistoj/qëndroj deri në 13 orë e gjysmë bisedë, 10 orë në shfletimin e internetit ose 10 orë në shikimin e videove.
Përfundimi
Shtrohet pyetja: A me ble HTC One?
Përgjigja e thjesht është PO. Pra, nëse keni një shumë të parave të dedikuara për një smartphone të klasës së lartë dhe jeni në dilemë se cilin smartphone të përzgjidheni atëherë ne ua rekomandojmë HTC One. |ameble|