SHPËRNDAJE

Lenovo Essential G570 me ekran 15.6 inç është një Laptop i rangut të mesëm, por ofron performancë të mjaftueshme. Arsyeja pse e zgjodhem ketë model është se në vendin tonë gjendet me një çmim të arsyeshëm rreth 400 € duke përfshirë këtu sistemin operativ Windows 7.

[checklist]Përparësitë:

  • Performanca
  • Tastatura e plotë (pjesa numerike),
  • Çmimi

[/checklist]

[badlist]Mangësitë:

  • Mekanizmi i monitorit

[/badlist]

Dizajni dhe opsionet

Nëse ju ka ardhur mundësia të bleni një Laptop me një çmim te arsyeshëm dhe duke kërkuar të një performance të mjaftueshme, atëherë zgjidhja mund të jetë një Lenovo G570.

Kapaku është në të zezë, posedon shumë pak shkëlqim, në fakt i vetmi tipar dallues më shkëlqim është efekti nga kromi i logos Lenovo në këndin e sipërm të majtë.

Ky kapak është bërë nga një plastikë me shkëlqim te zbehtë e që mekanizmi i tij nuk duket aq i fortë. Kur e prek ose vendos duart mbi të e jap ndjenjën qe është pak a shumë e lirë. Një tjetër mangësi të themi e këtij laptopi është se kur preket me gishta, mbesin shenjat e gishtave.

Në momentin kur hapim kapakun, tanimë është me tërheqës. Rrethoja e tastierës është bërë më e hijshme, e krehur me vija në të zezë që nuk duket të ketë të njëjtën mangësi për shenjat e gishtërinjve si tek kapaku. Rrethoja e tastierës është një pjesë e vetme e hollë e laptopit, por është e këndshme dhe me siguri shton një shkallë të klasës së lart dhe stilit të një pjesë kualitative.

Sikur të kishin përfshirë këtu me shumë metal do të ishte dukur shumë me bukur por që padyshim do të ngritej edhe çmimi i tij, kështu që ne mendojmë se me plastiken dhe shkëlqimin e zi qe ka do të duhej të pajtohem.

Ne anën e majtë, laptopi posedon tri porte USB 2.0, njëra USB/eSATA e kombinuar, pastaj ethernet portën, një port VGA, kurse ne anën e djathtë vrimat për kufjeve te zërit, mbushësin e rrymës dhe gjithashtu CD/DVD RW drive-in. Për nga pesha Laptopi nuk është aq i rëndë për një çantë shpine, peshon 2.5 kg me dimensione 376X249x34mm.

Tastiera dhe mausi

Tastet e tastierës kanë një formë të rrumbullakuar, e cila u jep atyre një avantazh më modern. Janë pak më shumë të nxjerra jashtë në krahasim me modelet e rangut të njëjtë.

Tastiera është mjaft e gjerë, kështu që keni mjaft hapësirë për të shtrirë gishtat, dhe gjithashtu posedon tastierën numerike të veçantë, e cila është shumë e dobishme kur keni për të punuar më tabela ose llogaritje.

Trackpad (hapësira për maus) është pak e vogël duke marrë parasysh sasinë e hapësirës rezervë që kanë lënë rreth saj megjithatë ajo ka mjaft cilësi simpatike edhe pse posedon hapësirë të mjaftueshme për rrëshqitje të gishtit.

Butonat tek trackpad-i janë mjaft të mëdha dhe të lehta për tu shtypur, edhe pse janë nga plastika. Në eksperiencën tonë disa javëshe, kemi kaluar një kohë mjaft të gjatë në përdorimin e dy butonat e që nganjëherë duket se japin një tingull paksa të ndryshëm gjatë klikimit. Kjo ndoshta për dikë nuk është pengës dhe nuk është në listën e gjërave që ju intereson kur zgjidhni një laptop, por është me rendësi që të përmendet.

Ekrani

Ekrani 15,6 inç me rezolutë 1366X768 piksel dhe webcam te integruar është me të vërtetë mjaft mbresëlënës. I ndritshëm, ofron kontrast të mirë dhe jep ngjyra të kthjellëta.

Performanca

Në brendësi të krejt kësaj çka u tha më lart ky laptop posedon procesor dual-core Intel Core i3-2310M, 2.1GHz dhe 4GB RAM DDR3, 500GB 5400rpm SATA Hard Drive. Kartela grafike nuk ka ndonjë kufizim, kështu që mund të luani lojërat ndoshta edhe me të fundit që janë të kualitetit te lartë, posedon Intel HD graphics 3000 të integruar.

Bateria e këtij modeli është gjithashtu mjaft e qëndrueshme. Në testin tonë, ka arritur të mbajë rreth 2 orë e gjysmë punë pa ndërprerë. Nëse përdoret me opsionin “Balanced” mund të qëndroj edhe më gjatë.

Përfundim

Për ata që me një buxhet të shtrënguar duan një laptop, Lenovo G570 mund të jetë një alternativë e mirë qe ofron performancë të mjaftueshme dhe çmim të arsyeshëm. Pajisja gjendet në disa nga dyqanet tona, dhe për më shumë informata mund të na kontaktoni nepërmes kontakt formës. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE