Ka qenë një kohë e gjatë që kur kemi parë një telefon të mençur (smartphone) të kualitetit të lartë të prodhuar nga LG. Kjo kompani kohëve të fundit ka hequr të gjitha ndalesat sa i përket smartphone-ve të teknologjisë së fundit. LG G2 është smartphone 5.2-inç Full HD me procesorë të fuqishëm katër-bërthamorë 2.2GHz.
LG ka bërë një punë të shkëlqyer në heqjen e çdo ngarkese në LG G2. Gjithashtu si telefon është tejet i përshtatshëm për të mbajtur në dorë, dhe nuk duket si shumë i madhe gjatë zhvillimit të telefonatave apo çfarëdo lloj operacioni tjetër.
Përparësitë:
- Procesorin 4 bërthamorë
- Përformanca e shkëlqyer
- Ekrani fantastik
- Bateria
- Dizajni
Mangësitë:
- S’ka mundësi për SD-Kartë
Dizajni
Kur jemi tek dizajni i smartphone-it LG G2 ka edhe një gjë tjetër që e dallon nga të tjerët. Ky model nuk ka butona fizik në pjesën fundore, përkundër butonat e zërit dhe butonat e bllokimit të ekranit (screen lock) janë të vendosura në pjesën e pasme të tij. Edhe pse vendosja e këtyre butonave në pjesën e prapme është një gjë që e dallon LG G2 nga të tjerët nuk do të thotë që është një gjë ideale.
Është e vërtetë që për disa persona vendosja e këtyre butonave në këtë pjesë është tejet e pa-përshtatshme, ngase ideja është që përmes gishtit tregues të arrihen prekjet edhe në këta butona, e kjo gjë është paksa e vështirë në LG G2. Magjitë atë, LG ka menduar edhe për ata që e kanë këtë problem, duke mundësuar që zhbllokimi i ekranit (screen unlock) të bëhet edhe duke klikuar dy-herë me gishtin tuaj mbi ekran. Gjatë testimit të kësaj mundësie kemi vërejtur se kjo gjë funksionon shumë mirë, edhe pse prapë se prapë mungesa e butonit fizik vërehet.
LG G2 vjen në dy versione 16GB dhe 32GB. Lidhjet e LG G2 mund të bëhen me Wi-Fi, Bluetooth, NFC, Infrared dhe 4G LTE.
Për më shumë detaje, ne kemi përgatitur një video që shpjegon së çfarë gjendet brenda kutisë së këtij smartphone-i. Kutia vjen me mbështjelljes të zakonshëm, brenda saj gjendet smartphone-i LG G2, udhëzuesi, mbushësi, kufjet dhe kabllo USB. Kurse për të krahasuar ketë model me modele tjera të smartphone-ve mund ta bëni nëpërmes modulit Krahasime.
Softueri
Struktura bazike e softuerit të LG G2 përcillet me stok ROM-in Android 4.2, në ballinën e të cilit gjejmë pjesën e aplikacioneve dhe Widgets. Sido që të jetë, ka disa përshtatje që janë pakë delikate dhe ato jo-delikate të cilat janë programuar dhe përshtatur me mjeshtri të përkryer. Sikur me shumicën e telefonave Android, ju mund ti ri-aranzhoni ikonat dhe Shortcuts duke i vendosur në pjesën fundore të ekranit, por në G2 ju gjithashtu mund ta lëvizni edhe ikonën përmes së cilës hapen aplikacionet.
Kjo është një mundësi e mire, por edhe një gjë e mire nëse keni pas me herët një smartphone të një brendi tjetër. Për shembull Sony e vendos këtë ikonë ne mes të Desktop-it ndërsa brendet tjera si Samsung e vendosin këtë ikone në rubrikën e ikonave. Thjesht, kur jemi tek kjo rubrikë ju mund të përshtatni mënyrën se ku ti vendosni ikonat e aplikacioneve sipas dëshirës suaj. Pra, LG G2 ofron shumë mundësi sa i përket pjesës së vendosjes se aplikacioneve në mënyrë alfabetike, mundësi për të zmadhuar dhe zvogëluar ikonat në përmasa aq të përshtatshme sa një faqe e vetme të ketë hapësirë për 25 aplikacione, si dhe mundësinë për të ndryshuar Wallpaper-in në mënyrë të pavarur nga aplikacionet që shohim në ekran.
Së fundmi, ju mund ti fshihni aplikacionet pa pasur nevojë ti de-instaloni ato fare, në mënyrë që aplikacionet që nuk i shfrytëzoni shpesh të mos jen një bezdi për ju.
Notifikuesi pull-down në LG G2 është gjithashtu shumë i ndryshëm nga të tjerët. Gjithashtu edhe notifikuesi normal i Android-it, ofron mundësi për rritjen dhe zvogëlimin e ndriqueshmërisë dhe zërit, si dhe qasjen në QuickMemo që mundëson ruajtjen e shënimeve në periudhë të shpejtë kohore.
Ekrani
Në shikim të parë të LG G2-shit mund të vërejmë se ekrani i tij është i pa të metë. Rezolucioni prej 1,920 x1,080 dhe densiteti prej 423 ppi ekranit të LG G2 janë të mjaftueshme për të plotësuar çdo mundësi për të hapur çdo lojë apo aplikacion që ekziston në dyqanet virtuale. Ekrani i LG G2 është teknologji e llojit IPS LCD, me 16 777 216 ngjyra, multi-touch, me sensor të ndriçimit automatik, me sensor të ndjeshmërisë. Ky ekran është rezistues ndaj gërvishtjeve. Kur jemi tek sensoret vlen të përmendet fakti se sensori i ndriçimit automatik në versionit 4.2.2 të Androit kishte një problem me shpejtësinë e përshtatshmërisë në ambient të ri ndriçimi, ishte shumë i ngadalshëm. Mirëpo, fatmirësisht ky problem u evitua pas përditësimit të sistemit operativ Android nga version 4.2.2 në 4.4.2.
Zëri
Kur jemi tek zërimi i LG G2-shit duhet të cekim faktin se ky telefon është telefoni i parë i mençur që mbështet audio frekuencat të pa komresuara 24bit, 192kHz.
Sistemi autokton i Android, mbështet frekuencat e zërit mbi 16bit/44kHz kështu që LG ka bërë disa ndryshime në softuer dhe ka përdorur çipin WCD9320 të Qualcomm për të siguruar zërin më të mire të mundshëm që ndonjë smartphone mund të ketë. Për të vërejtur më së miri dallimin e kualitetit të zërit në G2 është mire që të përdorni dëgjuese (headphones).
Gjithashtu altoparlanti i brendshëm i LG G2 është tejet zhurmshëm. Sikurse edhe tek shumica e smartphone-ve edhe tek LG G2, prodhimi i zërit është i mjaftueshëm duke marrë parasysh destinimin e tij.
Në rast të thirrjeve telefonike, dëgjohet lehtë dhe po ashtu ka opsionin ekstra Volume që e rrit dëgjueshmërinë e mikrofonit.
Përformanca dhe Bateria
G2 është i shpejtë – dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Procesori i G2 prej 2.2GHz katër-bërthamorë dhe RAM memoria prej 2GB janë ato që i japin fuqi kësaj pajisje. Snapdragon 800 është çipi i procesorit të G2, dhe si i tillë konsiderohet ndër çipat më të shpejtë që ekziston në këtë kohë ndër pajisjet mobile smart, këtë e vërejmë edhe në benchmarks. Në benchmarks të Sunspider JavaScript LG G2 ka arritur që të shënoj 931ms, që është ngjashëm më rezultatin e Galaxy S4, dhe dëshmon që luajtja dhe operimi me çfarë do loje qoftë edhe 3D është e mundur dhe funksionon shkëlqyeshëm.
Përkundër faktit që LG G2 ka një ekran kaq të madh dhe një procesorë me përformancë kaq të lartë, bateria e këtij të fundit prej 3,000mAh e dëshmon vetën në mënyrën më të mire të mundshme.
Duke u bazuar në testet e jetëgjatësisë së baterisë së G2 që i kemi bërë konstatojmë që bateria e G2 është tepër e qëndrueshme. Në shfrytëzimin normal të G2, që nënkupton bisedat telefonike, lundrimi në internet, operimi me lojëra dhe aplikacione të tjera, jeta e baterisë ka zgjatur hiq më pak se 85 orë. Në testet tjera janë shfaqur filma të ranguar njëri pas tjetrit pa ndërprerje dhe në këtë rast jetëgjatësia e baterisë ka zgjatur 16 orë e 47 minuta. Këto statistika kanë kaluar jetëgjatësinë e çdo pajisje tjetër mobile, duke përfshirë edhe atë të Samsung Galaxy Note 3.
Hapësira
Kur jemi tek hapësira LG G2 vjen në dy verzione: Verzioni që ka hapësirë interne prej 32 GB , me mundësi për të lejuar përdoruduesin për të shfrytezuar maksimumi 24 GB, dhe verzioni 16 GB me mundësi për të lejuar përdoruduesin për të shfrytezuar maksimumi 12 GB. Në LG G2 nuk ka hapësirë për të shtuar hapësiren perms SD-Kartës, prandaj kjo konsiderohet si njëra nga dobësitë për ata që duan më shumë hapësirë.
Kamera
Kamera e LG G2 është e shkëlqyer. Sikurse edhe një pjesë e madhe të smartphone-ve, po ashtu G2-shi posedon dy kamera, kamerën e përparme prej 2.1 megapikselë që mund të përdoret për video thirrje me Skype apo Google Talk, si dhe atë të pasmen e cila është hiq më pak se 13 megapikselë me imazh optik stabilizues (optical image stabilization). Imazhet e marra nga G2, qoftë video apo foto mund të themi lirshëm se janë të shkëlqyera.
Në testet dhe krahasimet qe i kemi bere me Xperia Z1 dhe Samsung Galaxy S4, kamera e LG G2-shit mund të themi se dominon. Në vendet me ndriçim të theksuar fotot dhe incizimet duket të mrekullueshme, ndërsa në vendet më të errëta mund të themi se janë shumë të mira.
Përfundimi
LG G2 është një smartphone vërtetë i shkëlqyeshëm. Të mirat e tij janë, duke filluar nga ekrani, ndjeshmëria gjatë mbajtjes në dorë dhe zhvillimit të telefonatave, përformanca e shkëlqyer gjatë shfletimit. Fakti që në këtë pajisje mund të kryesh çdo operacion që një smartphone ofron, fakti që fotografitë e tij janë të kualitetit aq të lartë dhe mbi gjitha jetëgjatësia e baterisë së LG G2 është aq e gjatë bëjmë që kjo pajisje të jetë ndër më të pëlqyerat për gjysmën e parë të 2014. /ameble