SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy S4 Ballina

Samsung Galaxy S4 është një smartphone tjetër më platformën Android i projektuar dhe zhvilluar nga Samsung Electronics dhe njëkohësisht është pasardhësi i Samsung Galaxy S3, ku me tipare superiore të harduerit dhe tipare të reja të softuerit pritet të dominoj në tregun e smartphone-ve për një kohë të gjatë. Deri momentin kur po bëjmë vlersimin e tij është raportuar se janë shitur rreth 20 milionë pajisje që nga koha e daljes në treg.

Ky model tani gjendet edhe tek ne në shumicën e shitoreve për pajisje mobile, mirëpo para se të vendosni me ble Galaxy S4 është më rendësi të dini se çfarë do të përfitoni nga ai, me çfarë karkaterizohet, si dhe çfarë përparësi ose mangësi ka.

Përparësitë:

  • Procesori  8-bërthamor
  • RAM 2 GB
  • Ekrani 5 inç Super Amoled, i mbrojtur me Corning Gorilla Glass 3
  • Kamera 13 Megapikselë
  • IR senzori i cili mundëson komunikimin më pajisjet TV, DVD player, Blu-ray player, Projector, Sistemi surround, klimës dhe pajisjeve të tjera

  • Kapaciteti i baterisë 2600 mAh
  • Mundësia e mbushjes së baterisë me WiFi

Mangësitë:

  • Modeli Galaxy S4 i përngjanë modelit paraprak Galaxy S3, pra nuk është bërë diçka inovative ose shumë dalluese në dizajnin e ri. Pra, ka mundësi që në pamje të parë, të mos dallohet nga Galaxy S3
  • Nuk ka FM radio

Para se fillojmë me vlerësimin e pajisjes, duhet të cekim se paketa/kutia në të cilën është paketuar Samsung Galaxy S4 është prodhuar nga materiali 100 % i ricikluar.

Paketa S4

Nëse blini smartphone-in Galaxy S4, në paketimin e tij gjenden: smartphone-i Samsung Galaxy S4, bateria, mbushësi i baterisë, kabllo për lidhjen e pajisjes me portën USB të kompjuterit, kufjet (ndëgjojset) si dhe udhëzuesi i përdorimit të smartphone-it. Për më shumë mund të shikoni videon e më poshtme ku është bërë shpaketimi i Samsung Galaxy S4.

Hardueri dhe Dizajni

Sa i përket harduerit, mund të themi se që nga momenti i prezantimit të Galaxy S4 është renditur në top, që tregon se është fjala për një pajisje shumë të fuqishme dhe specifike. Duke u bazuar në procesorin e integruar, dallohen dy modele të Galaxy S4:

  • Galaxy S4 I9505 me procesor 4-bërthamor 1.9 GHz Krait nga Qualcomm Snapdragon 600 dhe
  • Galaxy S4  I9500 me procesor 8-bërthamor  i përbërë nga procesori  4-bërthamor 1.6 GHz Cortex-A15 dhe procesori  4-bërthamor 1.2 GHz Cortex-A7, Exynos 5410 chipset

Siç është e shpjeguar edhe tek video, pjesa e përparme e Galaxy S4 ka ekranin 5 inç Super AMOLED me rezolucion 1920×1080 pikselë, një buton me presion (Home), dhe dy butona kapacitiv (Menu dhe Back) si dhe kamerën frontale 2.0 megapikselë. Në pjesën frontale po ashtu gjenden edhe senzorët Proximity që mundësojn shfletimin e fotografive ose faqeve në ueb vetëm me lëvizje të dorës nga distanca, pa pasur nevojë fare të preket ekrani.

Pjesa e prapme përmban kamerën kryesore 13 megapikselë së bashku me flash-in LED ku me largimin e kapakut të baterisë mundësohet qasja për Micro SIM, kartelën Micro SD dhe baterinë. Në krahasim nga modeli paraprak, altoparlantët tek Galaxy S4, janë të zhvendosura në pjesën e më poshtme.

Në pjesën e sipërme gjendet jack-u 3.5mm për lidhje të kufjeve (ndëgjojseve) si dhe porta IR nëpërmjet të cilës mund të bëhet dirigjimi i pajisjeve të ndryshme.

Në pjesën e djathtë gjendet butoni i ndezjes/ndaljes së smartphone-it, ndërsa butonat për ngritje/ulje të zërit gjenden në pjesën e majtë. Pjesa e poshtme përmban mikrofonin dhe portën micro USB nëpërmjet të cilës smartphone-it mund të lidhet si dhe të bëhet mbushja e baterisë së tij. Duhet të cekim se Galaxy S4 përkrahë edhe teknologjinë MHL 2.0 e cila mundëson daljen 3D si dhe lidhjen me TV.

Ekrani dhe Zëri

Pra, siç edhe e kemi përmend tek përparësit e këtij smartphone-i, ekrani është 5 inç Super AMOLED i i mbrojtur me teknologjinë Corning Gorilla Glass 3 i cili mbron ekranin nga gërvishtjet. Ekrani është gjithashtu shumëngjyrësh me rezolucion 1920 X 1080 pikselë  dhe është impresionues në çdo aspekt, duke përfshirë këtu edhe operimin e pajisjes nën dritën e diellit.

Në anën tjetër, prodhimi i zërit nga ky smartphone është i mjaftueshëm duke marrë parasysh destinimin e tij. Në rast të thirrjeve telefonike, dëgjohet lehtë dhe ka opsionin ekstra Volume që e rrit ndishmerinë e mikrofonit.

Kamera

Sikurse edhe modeli paraprak, edhe Galaxy S4 ka dy kamera. Ajo frontale është 2.0 megapikselë dhe mund të përdoret për video thirrje me Skype apo Google Talk, ndërsa kamera e pasme është 13 megapikselë. Galaxy S4 nëpërmjet softuerit të integruar ofron opsione të ndryshme të efekteve  të fotografisë gjatë fotografimit të cilat mund të përzgjidhen drejt për së drejti.

Disa efekte të fotografisë janë opsioni: Vigentte, Gray-scale, Sepia, Vintage, Tint, Cartoon, Rugged, Oil pastel dhe Fisheye.

Përveç efekteve, ofrohen edhe opsione të tjera nëpërmjet funksionit Mode, dhe ju do të përjetoni një argëtim me opsionet e ofruara sikurse Best face, Best photo, Beauty face, Sound & shot, Drama, Animated photo, Rich tone, Eraser, Panorama, Sport dhe Night.

Softueri

Samsung Galaxy S4 vjen me sistemin operativ të fundit nga Android 4.2.2 Jelly Bean me një  përformancë jashtëzakonisht të mirë dhe shumë të shpejt.

Deri sa jemi tek softueri, do ti përmendim disa aplikacione interesante te integruara në këtë model. Është fjala për aplikacionin Watch On, nëpërmjet të cilit smartphone-i Galaxy S4 shndërrohet si një dirigjues ose sikurse telekomandë me të së cilën mund të bëhet dirigjimi i TV-së, DVD Player-it, Blu-ray Player-it, Projektorit, Sistemit Surround, Klimës dhe pajisjeve të tjera.

Aplikacioni Group Play, po ashtu ofron një mundësi nëpërmjet të cilit ju mund t’i shpërndani muzikën, fotografitë ose të luani lojëra me miqtë tuaj afër jush. Aplikacioni S voice është integruar ne Galaxy S4 dhe është shumë funksional, ku me aktivizimin e tij aplikacioni kryen urdhërat e juaja pa pasur nevojë fare që ju të operoni me pajisjen, pra mund të bëni thirrje, të vendoseni alarme, të bëni përditësimin në faqet e rrjeteve sociale, navigoni etj. Një përshtypje të madhe na ka lënë edhe aplikacioni Google Earth i cili tani është integruar në ketë model të Galaxy-së.

Përformanca dhe Bateria

Duke ju falënderuar procesorit të fuqishëm 8-bërthamor, RAM memories 2 GB si dhe sistemit të fundit operativ nga Android, Jelly Bean 4.2.2, përformanca e Galaxy S4 është shumë impresionuese. Gjatë testimit nuk është vërejt asnjë bllokim në softuer dhe shfletimi në aplikacione si dhe ne uebfaqe ishte mjaft fluid.

Për më shumë mund të shikoni videon praktike të Galaxy S4 e realizuar nga ne.

[youtube id=”gXiSnBK-Tn0″ width=”600″ height=”350″]

Për të parandaluar konsumin e baterisë nga procesori i fuqishëm si dhe ekrani super AMOLED me rezolucion të lartë, Samsung ka vendosur një bateri më fuqi 2.600 mAh. Është testuar edhe qëndrueshmëria e baterisë tek dy modelet e Galaxy S4. Tek modeli I9500 bateria mund të rezistoj/qëndroj deri në 11 orë bisedë në rrjetin 3G, ose 7 orë në shfletimin e internetit ose 11 orë e gjysmë në shikimin e videove, ndërsa tek modeli I9505 bateria mund të qëndron edhe më shumë deri në 18 orë bisedë në rrjetin 3G, ose 7 orë e gjysmë në shfletimin e internetit dhe 12 orë e gjysmë në shikimin e videove.

Duhet të cekim po ashtu se bateria edhe tek ky model sikurse tek modelet paraprake, mund të ndërrohet nga përdoruesi pa pasur nevojë të dërgohet smartphone-i në servis për të zëvendësuar baterinë siç është rasti me iPhone apo me disa modele të HTC-së.

Gjatë mbushjes së smartphone-it rekomandohet mbushësi origjinal që vjen në paketimin e Galaxy S4. Në rast se dëmtohet ose nuk është më funksional duhet të blihet adapteri 2.0 A (ampera).

Përfundim

Shtrohet pyetja; A me ble Galaxy S4?

Përgjigjen do të japim duke i marrë parasysh dy gjëra. Nëse e keni një smartphone të modeleve të më hershme, iPhone, HTC, Samsung (deri tek modeli S3) dhe ka ardhur koha për të ndërruar, atëherë ju rekomandojmë blerjen e Samasung Galaxy S4.

Por, nëse keni një Galaxy S3 dhe dëshironi të kaloni në version e ri, pra në Galaxy S4, atëherë nuk është e nevojshme ose me një fjalë nuk duhet që patjetër të bëni ndërrimin, sepse edhe Galaxy S3 është ende në nivelin e duhur, si dhe duhet kujtuar se kompania ende nuk e ka lëshuar përditësimin Android 4.2.2 për Galaxy S3 (sepse përformanca pritet ti afrohet shumë Galaxy S4), kjo vonohet për shkak të shitjeve që ka momentalishtë për Galaxy S4 dhe nuk dëshiron ta lekundë tregun. Mirëpo, me kalimin në versionin e ri Galaxy S4, normal që ka një performancë më e mirë, disa funksione dhe mundësi të reja, por m’varet nga ju nëse preferoni ti shtoni edhe minimum 200 € të tjera për ndrrim, dhe krejt kjo duhet pasur parasysh gjendjen e smartphone-it tuaj Galaxy S3.

Për të gjithë ata të interesuar për blerjen e modelit Galaxy S4, rekomandojmë shitoren e pajisjeve mobile F–Mobile me dyqan në Prishtinë, i cili ofron kushte shumë të volitshme për blerje si dhe garancion prej 2 vitesh për pajisjen. |ameble|

VLERËSIM
Dizajni
8
Hardueri
9
Ekrani dhe Zëri
9
Performanca dhe Bateria
10
Kamera
9
SHPËRNDAJE