SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy Win Dizajni -ameble

Deri më tani kemi arritur të bëjmë vlerësimin e disa smartphone-ve TOP nga gjiganti Samsung duke përfshirë Galaxy SII, Galaxy S3Galaxy S4 dhe Galaxy S4 Mini Duos. Në vazhdim kemi vendosur të vlerësojmë edhe një model tjetër që i takon familjes së njëjtë. Është fjala për Samsung Galaxy Win.

Modeli Galaxy Win nga Samsung është prezantuar në Prill të këtij viti, ndërsa është lansuar në treg në Maj. Ky model ka për shënjestër përdoruesit që përdorin më shumë se një operator të telefonisë mobile, pra ofron mundësin e instalimit të dy kartelave SIM si dhe ka për shënjestër përdoruesit që kanë një buxhet të kufizuar për të shpenzuar të holla në pajisje të fundit.

Si gjithnjë, para se fillojmë me vlerësimin e pajisjes është më rendësi të dini se çfarë përfitoni nga ky model, me çfarë karakterizohet, si dhe çfarë përparësi ose mangësi ka.

Përparësitë:

  • Dual SIM
  • Procesori  4-bërthamor 1.2 GHz
  • Kamera 5 Megapikselë

Mangësitë:

  • Nuk ka inovacion në dizajn

Hardueri dhe Dizajni

Samsung Galaxy Win në pamje të parë nuk dallon shumë nga modelet e fundit të smartphone-ve nga Samsung, gjë që nuk ofron një përshtypje të mirë, sepse nuk është vërejtur një angazhim i madh i kompanisë në krijimin e ndonjë dizajni tjetër inovativ. Kemi përshtypje se Samsung ka krijuar një shabllon të vetmin për të gjitha modelet e fundit duke ndryshuar vetëm harduerin përbërës dhe madhësinë e pajisjes.

Si tek modelet e më hershme, nën pjesën e ekranit, janë të vendosur tre butona kapacitiv: Menu, butoni Back (për kthim) dhe butoni Home.

Pjesa e përparme e Galaxy Win ka ekranin 4.7 inç TFT kapacitiv me rezolucion 480 x 800 pikselë, një buton me presion (Home), dhe dy butona kapacitiv (Menu dhe Back) si dhe kamerën frontale VGA që mundëson fotografimin dhe video thirrje.

Ngjashëm me modelet e më hershme dizajni është identik, pra në pjesën anësore në anën e majtë është integruar kontrolluesi i zërit, ndërsa në pjesën anësore të anës së djathtë është integruar butoni i fikjes/ndezjes së smartphone-it.

Në pjesën e sipërme gjendet jack-u 3.5mm për lidhje të kufjeve (ndëgjojseve), ndërsa në pjesën e poshtme është integruar mikrofoni dhe porta microUSB e cila mundëson transferimin e të dhënave dhe mbushjen e baterisë së smartphone-it.

Pjesa e prapme përmban kamerën kryesore 5 megapixel së bashku me flash-in LED, ku nga ana e djathtë e kamerës janë të vendosura altoparlantët.

Me largimin e kapakut të smartphone-it mundësohet qasja për microSD, si dhe vendosja e dy karteleve microSIM, pa pasur nevojë fare të largohet bateria e pajisje.

Ekrani dhe Zëri

Samsung Galaxy Win ka një ekran të madhësisë 4.7 inç të llojit TFT me rezolucion 480 x 800 pikëselë që kanë densitet prej 199 ppi. Ekrani i këtij modeli  është dukshëm më i dobët në krahasim me ekranet e modeleve të Galaxy S3, Galaxy S4 si dhe Galaxy S4 Mini Duos.

Sikurse edhe tek modelet e më hershme, prodhimi i zërit nga ky smartphone është i mjaftueshëm duke marrë parasysh destinimin e tij. Në rast të thirrjeve telefonike, dëgjohet lehtë dhe ka opsionin ekstra Volume që e rrit dëgjueshmërinë e mikrofonit.

Kamera

Po ashtu edhe ky smartphone ka të integruar dy kamera, por jo të kualitetit shumë të lartë. Kamera frontale është standard VGA që i bie vetëm 0.3 Megapikëselë, ndërsa ajo e pasme është 5 Megapikëselë.

Disa efekte të fotografisë janë opsioni: Black and White, Sepia, ndërsa opsione të tjera ofrohen nëpërmjet funksionit Mode sikurse Single shot, Continuous, Panorma, Share shot, Buddy photo share, Smile shot.

Video incizimi me Galaxy Win mund të bëhet maksimum në rezolucionin 720 x 480.

Softueri

Galaxy Win vjen me sistemin operativ Android 4.1.2 Jelly Bean me një përformancë të mirë dhe të shpejtë.

Disa aplikacione të instaluara në Galaxy Win sikurse: aplikacioni i kohës, Google Maps si dhe radio, janë testuar dhe funksionojnë pa asnjë pengesë.

Instalimi i kartelave SIM

Vendosja e kartelave SIM është shumë e thjeshtë. Me tërheqjen e kapakut të smartphone-it shfaqen 3 porte, ku dy porte janë të dedikuara për kartela SIM me disa instruksione se si duhet të vendosen kartelat, si dhe porta tjetër e dedikuar për kartel SD me anë të cilës mund të rritet hapësira për ruajtjen e shënimeve. Pra, tek ky model, nuk ka nevojë të tërhiqet bateria e smartphone-it për të vendosur kartelat SIM por vetëm kapaku i smartphone-it nga ana e pasme.

Hapësira

Hapësira e integruar e Samsung Galaxy Win është e madhësisë 8 GB, nga e cila 3 GB automatikisht është e rezervuar për sistemin operativ ndërsa 5 GB mbeten pjesa e lirë për instalimin e aplikacioneve dhe ruajtjen e të dhënave të tjera. Galaxy Win po ashtu posedon edhe portën SD nëpërmes së cilës hapësira (storage) mund të zgjerohet deri në 64 GB.

Përformanca dhe bateria

Samsung Galaxy Win ka një funksionalitet dhe përformancë të mirë duke përfshirë po ashtu edhe hapjen dhe funksionalitetin e aplikacioneve të instaluara . Përformanca e arritur vjen nga procesori 4 -bërthamor 1.2 GHz i cili është integruar në Galaxy Win. Po ashtu edhe shfletimi në internet (web browser) është shumë e kënaqshëm dhe këtu nuk ka ndonjë vërejtje. Një gjë që është shumë e çuditshme tek ky model është fakti se pse Samsung nuk ka investuar në ekran dhe në kamerë, por vetëm në procesor?

Bateria e Galaxy Win është e fuqisë 2000 mAh dhe mund të ndërrohet nga përdoruesi pa pasur nevojë të dërgohet smartphone-i në servis për të zëvendësuar baterinë siç është rasti me iPhone apo me disa modele të HTC-së.

Përfundim

Shtrohet pyetja: A me ble Galaxy Win?

Galaxy Win është një smartphone me procesorë mesatar, me ekran dhe kamerë të kualitetit jo shumë të lartë i cili ofron mundësin e vendosjes së dy SIM kartelave. Është një pajisje e rangut të mesëm dhe duke pasur parasysh se edhe me te ju mund të lidheni në internet, në rrjetet sociale, të pranoni dhe dërgoni email-a, si dhe të keni qasje në aplikacione të ndryshme Android, Samsung Galaxy Win ia vlen me ble bazuar çmimin që shitet tek ne.

Për të gjithë ata të interesuar për blerjen e modelit Galaxy Win, rekomandojmë shitoren e pajisjeve mobile F–Mobile  në Prishtinë, i cili ofron kushte shumë të volitshme për blerje si dhe garancion prej 2 vitesh për pajisjen. |ameble|

VLERËSIM
Hardueri
7
Performanca
6
Kamera
6
Dizajni
5
Ekrani dhe Zëri
6
SHPËRNDAJE