SHPËRNDAJE

HTC HD7 (i njohur edhe si Schubert HTC, HTC HD3), është një smartphone i cili ka të instaluar Windows Phone 7 si sistem operativ. Telefoni është projektuar dhe prodhuar nga HTC dhe njëkohësisht është pasardhësi i HTC HD2 , dhe ka një variant të posaçëm HTC HD7s.

Krijimi i një produkti të ri HD7 nga kompania HTC është publikuar në Windows Phone ngjarjen që është mbajtur në New York  më 11 tetor 2010, ndërsa në mars të vitit 2011 është paralajmëruar HTC HD7s, i cili për dallim nga HTC HD7 ka ekranin Super LCD.

Përparësitë:

[checklist]

  • Relativisht i lehtë dhe i kuptueshëm shfrytëzimi  i sistemit të Windows Phone 7
  • Ekrani 4.3inch me kapacitet prej 16 milion ngjyra me LCD prekje (touch screen)
  • Kamera 5 megapixel me blic të dyfishtë LED
  • Incizimi në HD 720p Video
  • Integrimi i paketës së Microsoft Office
  • Mbajtësi (kickstand)

[/checklist]

Mangësitë:

[badlist]

  • Është i varur nga aplikacioni Zune, nëpërmjet të cilit bëhet menaxhimi i smartphone-ve
  • Nuk mund të përdoret si një USB, për të futur / shkarkuar shënime
  • Nuk mund të zgjerohet kapaciteti i brendshëm i memories / hapësirës
  • Nuk e përkrah platformen android / IOS të smartphone të tjerë gjatë tentimit të kyçjes nëpërmjet Bluetooth-it

[/badlist]

 

Hardueri dhe Dizajni

HTC HD7 është i dizajnuar me një ekran të madhësisë 4.3inch, që realisht nuk e bën atë tepër të madh. Procesori është 1 GHz Scorpion, ndërsa memoria e brendshme është 8GB (Evropë) / 16GB (Asi), 512 MB ROM, 576 MB RAM. Nën ekranin gjejmë 3 butonat kapacitiv tipik të Windows Phone 7 – Prapa, Fillimi dhe Kërko.  Duke shtypur dhe mbajtur butonin e mesëm (Fillimi) aktivizohet komanda zanore.

Në pjesën  anësore të HTC HD7 gjenden dy butona të tjerë nëpërmjet të cilëve aktivizohet kamera (5 megapiksella) si dhe bëhet menaxhimi i vëllimit.

Në krye të HD7 është butoni nëpërmjet të cilit ndizet / fiket, si dhe vihet në gjendje të gatishmërisë vet telefoni.

Pjesa e poshtme e telefonit karakterizohet me  3.5mm audio hyrjen, si dhe një port mikroUSB nëpërmjet të ciles realizohet lidhja e telefonit  me kompjuter si dhe bëhet mbushja e baterisë.

Në pjesën e pasme të HD7 HTC është 5 megapixel kamera lente, e mbërthyer në mes të altoparlantëve dhe blic të dyfishtë LED. Ky aparat fotografik okular është vendosur në qendër dhe është ende vend i përshtatshem për gishtin tuaj tregues për të pushuar kur e mban telefonin gjatë thirrjeve.

Këtë model të HTC e bën të veçantë dizajni i jashtëm, posaçërisht mbajtësi (kickstand) që gjendet në anën e pasme të telefonit.

Bateria e HTC HD7 është standarde Li-lon 1230mAh e cila mund të shfrytëzohet deri më 6 orë e 20 min bisedë telefonike, ndërsa manipulimi me programe dhe softuer të ndryshëm ndikon në zbrazjen e baterisë brenda 2-3 orë.

Ekrani

Me një ekran 4.3 inch, me rezolucion të lartë 480×800 piksela 217 ppi të teknologjisë LCD duke  mundësuar prekje të shumëfishta (multitouch),  Windows Phone 7 bën një përvojë mbresëlënëse dhe argëtuese doemos gjatë shfrytëzimit të Xbox LIVE lojrave si dhe video kamerës HD.

 

Softueri

Windows Phone 7, si sistem operativ për smartphone ka qenë shumë i limituar, ka pasur shumë mangësi të mëdha që fillonin të shfaqin pakënaqësi të drejtpërdrejta tek shfrytëzuesit e rëndomtë. Duke u bazuar në shumë boshllëqe në Windows Phone 7, Microsoft në shkurt të viti 2011 lansoj një version të ri të Windows Phone 7.5 i ashtuquajtur “MANGO”.  Me këtë version të ri të sistemit operativ ka arritur që të përmirësoj gabimet e bëra në versionin e mëparshëm, si dhe krijohen mundësi të reja të shërbimeve, opsioneve si dhe funksioneve të vet sistemit ashtu edhe të smartphonave.

Disa nga mundësit e reja që duhet përmendur janë:

  • Kontaktet tani përfshijnë të gjithë historinë e kontakteve bisedë (SMS, email, MMS, etj)
  • Integrimi i chat-it për Windows Live Messenger dhe Facebook
  • Temat: të gjitha komunikimet e mesazheve janë të organizuar në një fije të vetme (SMS, MMS).
  • Mbështetja për detyrat në Outlook
  • Ngjarjet në Facebook janë integruar në kalendar
  • Llogaritë e lidhura email: Llogaritë e shumëfishta email mund të kombinohen dhe të lidhen në një post
  • Drejtat e Menaxhimit të Informacionit dhe përkrahja për email dhe dokumentet e Microsoft Office
  • Ndarja Video nëpërmjet MMS, Facebook, Skydrive dhe email
  • Twitter integrimi
  • Integrimi me Hub Popullore.
  • Çasje të shpejtë për Roll Kamera
  • Integrimi i MARKET PLACE-it
  • Internet Explorer 9 Mobile
  • Mundësia e shpërndarjes së internetit etj,

Kamera

HTC HD7 ka të integruar kamerën 5 megapixel me ngjyra me auto fokus si dhe flash LED të dyfishtë që mundëson video incizim në 720p HD.

Përfundim

Duke u bazuar nga përvoja personale e shfrytëzimit të smartphone HTC HD7, me sistemin Mango, përafërsisht 2 vite, në përgjithësi mund të rekomandoj Windows Phone. Pyetja është; Pse? Relativisht i lehtë për përdorim, mundëson të gjitha shërbimet si një kompjuter i vogël me të cilit jemi mësuar që çdo dit të ballafaqohemi, doemos për shfrytëzuesit që merren me biznes qe kanë kompani të mëdha dhe kanë të instaluar platformën e Microsoftit. Me një fjalë, unë u besoj Windows Phone OS sepse është produkt i Microsoftit, ndërsa Microsofti eshte një ndër korporatat më gjigante dhe më profitabile në botë, dhe pse mos të jemi pjesë e saj. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE