Category Archives

3 Articles
Vlerësim: Laptopi HP 630

Vlerësim: Laptopi HP 630

Laptop HP 630 (5)

HP 630 është një laptop i dedikuar për persona që kanë një buxhet të mesëm dhe në pamje të parë duket së është i orientuar drejt përdoruesve që merren me biznes. Posedon ekranin 15.6 dhe është në dispozicion me procesorë të ndryshëm duke filluar nga Celeronet, Pentiumet dhe në fund me Core i3 dhe i5.

Përparësitë:

  • Mekanizmi i monitorit
  • Bateria
  • I mirë për përdorim themelor

Mangësitë:

  • Dizajni

Karakteristikat e plota për modelin qe posedojmë:

  • Procesori: Intel Core i3 – 380M 2.53GHz
  • Grafika: Intel HD integrated
  • Memoria: 4 GB DDR3 (2 slota)
  • Hard disk: 500GB në 7200 rpm
  • Optical drive: DVD RW, Blu-ray combo
  • Ekrani: 15.6 ” HD LED, 1366×768
  • Portat dhe slotat: USB 2.0 x 3, HDMI, VGA, SD/MMC
  • Zëri: stereo speakers prej Altec Lansing
  • Ueb kamera dhe mikrofoni: po (2 megapiksel)
  • Rrjeti: 10/100 or 10/100/1000 LAN, Realtek 802.11b/g/n Wi-Fi or Atheros 802.11b/g/n Wi-Fi + Bluetooth 3.0
  • Input: tastier e plotë (pa numpad), multi-touch trackpad
  • Bateria: 6-cell 47WHr
  • Dimensionet: 37.6 x 24.7 x 3.18 cm
  • Pesha: 2.5 Kg
  • Sistemi Operativ: Windows 7 Pro, Home Premium, Home Basic, Starter, SUSE Linux Enterprise Desktop 11
Laptop HP 630 (31)

Laptop HP 630

Dizajni

Gjëja e parë që vëreni në shumicën e laptopeve që janë të orientuar ka biznesi, është mungesa e plastikës me shkëlqim. Rasti i njëjtë është edhe me ketë model të HP-së, i cili është tërë i mbuluar me material mat ndërsa sipërfaqet e tij janë të mbuluara nga materiali metaliko-plastikë. Tek plastika ndihet i fortë dhe nuk mbesin gjurmët e gishtërinjve. Sipërfaqet me ngjyrë hiri kanë pamjen metalike, ndërsa pjesët e zeza janë të ngjyrosura thjeshtë.

Mbi tastierë ekziston rrjeta e zërimit e cila është e fortë, por vrimat e saj mbledhin pluhurin shpejt dhe vështirë pastrohen.

Kapaku është i lehtë për t’u hapur, por kur hapet qëndron në mënyrë të pa lëvizshme, kështu që mbajtëset apo meganizmi i ekranit duket të jetë i fortë.

Bateria është e lirshme në vendin e saj. Gjithashtu edhe Hard Disk-u dhe RAM-i janë lehtësisht të arritshëm në rast të ndonjë zëvendësimi, por nëse ju duhet të hapni panelin e plotë, atëherë duhet të hiqni baterinë në mënyrë që të lironi shrafat.

Me një profil matës me lartësi 3.18 cm, laptopi HP 630 është i trashë përafërsisht sikurse shumica e laptopëve të tjerë të zakonshëm. Në përgjithësi, dizajni i tij është i thjeshtë i cili përshtatet mirë në punë, dhe në të njëjtën kohë mund të shfrytëzohet edhe në shtëpi.

Tastiera dhe Trackpad

Tastiera nuk duket të jetë e cilësisë se mirë. Në ketë model, tastet janë përgjithësisht të lirshme në mes njëra-tjetrës dhe pas një përvoje të shkurtë nga ana jonë është parë se tastet në rreshtat e sipërm të tilla si numrat dhe pjesa QWERTY duken të jenë më të butë dhe më të lehtë për të shtypur se sa ato të poshtmet si YXCVB.

Kurse Trackpad (ose pjesa ku manipulohet me miun kompjuterik), me pak fjalë është i punuar mirë. HP këtu ka përfshirë Synaptics trakcpad, i cili është i mbuluar me qepje të vogla në mënyrë që të dallohet nga pjesa tjetër. Përdorimi i trackpad-it të ofron një eksperiencë të këndshme. Është shumë i saktë dhe reagues, në të dy përdorimet, atë të vetëm dhe me shumë prekje. Ngurtësia e butonave në klikim është gjithashtu e rregulluar mirë. Butonat nuk japin zë të lartë, por pa ndonjë arsye butoni i djathtë është më me zë në klikime sesa ai i majti.

Ekrani

Për sa i përket ekranit këtu është përdorur paneli TN HD LED me rezolucion klasik 1366 X 768. Në foto galerinë e mëposhtme mund të shihni këndet horizontale dhe vertikale të kufizuara mirë, të cilat janë në të njëjtin nivel me ekranet TN të laptopëve të tjerë. Shihet se ngjyrat duken reale dhe se përdorimi i anti-llamburit me shkëlqim nuk e ka zvogëluar kontrastin dhe shkëlqimin e tij.

Laptop HP 630 (4)

Laptop HP 630 – Ekrani

Përformanca dhe Hardueri

Modeli HP 630 vërtet ka karakteristika dhe performancë të mirë të harduerit sepse posedon procesorin Intel Core i3 -380M 2.53GHz me grafikë të integruar Intel HD dhe diskun 500 GB 7200 rpm. Pra, hapësira e diskut është e mjaftueshme për ruajtjen e të dhënave të nevojshme për punë, posedon DVD RW-Blu-ray combo dhe fillimisht vjen me sistemin operativ SUSE Linux, por ne në vend të tij kemi instaluar Windows 7 për arsye të vlerësimit. Gjatë punës më të nuk vërehen ndonjë ngrirje, është stabil dhe fluid në punët themelore.

Gjatë gjithë kohës së punës, ftohësi i tij punon në shpejtësi të ulëta rrotulluese dhe nuk përshpejtohet deri sa temperatura arrin më shumë se 60 C. Në pjesën e parë, zhurma është shumë e ulët, ndërsa në pjesën e dytë është e dëgjueshme, por jo e bezdisshme gjatë punës.

Zëri

Zërimi është mjaft i shëndoshë për të mbuluar një dhomë të vogël apo edhe zyrë, mirëpo cilësia e zërit nuk është edhe aq e mirë për shkak të mungesës totale të basit, kurse qartësia dhe tonet mesatare janë të pranueshme.

Laptop HP 630 altoparlantat

Laptop HP 630 – altoparlantat

Kamera

Kamera është e cilësisë së ulët krahasuar me laptopët tjerë. Ajo posedon rezolucionin VGA 640 X 480, kështu që shfaq cilësi të ulët të fotografisë për bashkëbiseduesit tuaj në anën tjetër të lidhjes Skype apo diç tjetër. Kamera nuk mund të shfrytëzohet në errësirë​​, por vetëm në dhoma me dritë.

Laptop HP 630 (30)

Laptop HP 630 – Kamera

Portat dhe Lidhjet

Modeli që posedojmë ofron porte të mjaftueshme, të vendosura mirë. Tri porta USB 2.0, një HDMI dhe portin VGA, një port LAN dhe atë standard të zërimit. Gjithashtu në anën e majtë e ka një slot për SD kartelë. Në ketë model para dhe mbrapa, HP ka lënë pajisjen të lirë prej porteve dhe të gjitha portet i ka dizajnuar në anën e djathtë dhe të majtë.

Laptop ka portën e rrjetit RJ-45 Gigabit LAN për lidhjen e internetit më kabull. Lidhja Wireless gjithashtu është e integrar nëpërmes modulit WLAN (atheros 802,11 (b/g/n). Përveç kësaj, HP ka futur edhe modulin Bluetooth 3.0 për transferimin e të dhënave në mes pajisjeve.

Laptop HP 630 - Portat dhe Lidhjet

Laptop HP 630 – Portat dhe Lidhjet

Laptop HP 630 - Portat dhe Lidhjet

Laptop HP 630 – Portat dhe Lidhjet

Bateria

Prodhuesi ka pajisur këtë laptop me një bateri litium Ion që ka kapacitet prej 47 Wh dhe ka vlera modeste të performancës.

Koha maksimale gjatë ndezjes (me test klasik) dmth. ndriçimin minimal, WiFi të ndalur duke përshirë edhe disa procese të tjera, e mban më shumë se 5 orë e 40 minuta. Kjo i jep përdoruesit kohë të mjaftueshme për të lexuar dhe punuar me laptop.

Në testin gjatë shfletimit në internet me WiFi dhe duke shikuar video HD që kemi lënë deri sa është harxhuar bateria komplet, pajisja ka zgjatë 2.5 orë. Pra, prapë se prapë nuk është keq për një laptop të këtij modeli. Rimbushja e plotë e baterisë së laptopit zgjatë rreth 1 orë e 49 minuta.

Përfundim

HP 630 në pamje është një model që nuk i tërheq konsumatorët me dizajnin e tij të thjeshtë, por është një laptop që propozohet për menaxherë apo pronarë të bizneseve të vogla që kërkojnë një laptop të mesëm. Gjithashtu karakteristikat e harduerit të këtij modeli i përshtaten nevojave të tyre të cilat nuk kërkojnë të luajnë lojëra apo gjë tjetër që kërkon performancë më të mirë.

Përvoja jonë me modelet e HP-së vlerësohet. Tek laptopat HP janë 2 gjëra që në shumicën e rasteve ia vlejnë, është bateria dhe mekanizmi i monitorit. Ngjashëm është edhe me ketë model. Pajisja ka të integruar një  harduer të besueshëm i cili ofron një performancë të mirë i cili nga ana jonë preferohet më shumë për biznese dhe për ata qe dëshirojnë një laptop me jetëgjatësi me të gjatë.

Megjithatë, duke parë ofertat e laptopeve në tregun e Kosoves mendojmë se modeli në fjalë HP 630 tek ne, ka një çmim të lartë rreth 520 Euro, që ndoshta më ketë çmim mund të gjendet diçka më mirë mirëpo gjithmonë duhet pasur parasysh jetëgjatsinë e tij.

Këtë pajisje mund ta gjeni në: Neptun

Vlerësim: Lenovo G570

Vlerësim: Lenovo G570

Lenovo Essential G570 me ekran 15.6 inç është një Laptop i rangut të mesëm, por ofron performancë të mjaftueshme. Arsyeja pse e zgjodhem ketë model është se në vendin tonë gjendet me një çmim të arsyeshëm rreth 400 € duke përfshirë këtu sistemin operativ Windows 7.

[checklist]Përparësitë:

  • Performanca
  • Tastatura e plotë (pjesa numerike),
  • Çmimi

[/checklist]

[badlist]Mangësitë:

  • Mekanizmi i monitorit

[/badlist]

Dizajni dhe opsionet

Nëse ju ka ardhur mundësia të bleni një Laptop me një çmim te arsyeshëm dhe duke kërkuar të një performance të mjaftueshme, atëherë zgjidhja mund të jetë një Lenovo G570.

Kapaku është në të zezë, posedon shumë pak shkëlqim, në fakt i vetmi tipar dallues më shkëlqim është efekti nga kromi i logos Lenovo në këndin e sipërm të majtë.

Ky kapak është bërë nga një plastikë me shkëlqim te zbehtë e që mekanizmi i tij nuk duket aq i fortë. Kur e prek ose vendos duart mbi të e jap ndjenjën qe është pak a shumë e lirë. Një tjetër mangësi të themi e këtij laptopi është se kur preket me gishta, mbesin shenjat e gishtave.

Në momentin kur hapim kapakun, tanimë është me tërheqës. Rrethoja e tastierës është bërë më e hijshme, e krehur me vija në të zezë që nuk duket të ketë të njëjtën mangësi për shenjat e gishtërinjve si tek kapaku. Rrethoja e tastierës është një pjesë e vetme e hollë e laptopit, por është e këndshme dhe me siguri shton një shkallë të klasës së lart dhe stilit të një pjesë kualitative.

Sikur të kishin përfshirë këtu me shumë metal do të ishte dukur shumë me bukur por që padyshim do të ngritej edhe çmimi i tij, kështu që ne mendojmë se me plastiken dhe shkëlqimin e zi qe ka do të duhej të pajtohem.

Ne anën e majtë, laptopi posedon tri porte USB 2.0, njëra USB/eSATA e kombinuar, pastaj ethernet portën, një port VGA, kurse ne anën e djathtë vrimat për kufjeve te zërit, mbushësin e rrymës dhe gjithashtu CD/DVD RW drive-in. Për nga pesha Laptopi nuk është aq i rëndë për një çantë shpine, peshon 2.5 kg me dimensione 376X249x34mm.

Tastiera dhe mausi

Tastet e tastierës kanë një formë të rrumbullakuar, e cila u jep atyre një avantazh më modern. Janë pak më shumë të nxjerra jashtë në krahasim me modelet e rangut të njëjtë.

Tastiera është mjaft e gjerë, kështu që keni mjaft hapësirë për të shtrirë gishtat, dhe gjithashtu posedon tastierën numerike të veçantë, e cila është shumë e dobishme kur keni për të punuar më tabela ose llogaritje.

Trackpad (hapësira për maus) është pak e vogël duke marrë parasysh sasinë e hapësirës rezervë që kanë lënë rreth saj megjithatë ajo ka mjaft cilësi simpatike edhe pse posedon hapësirë të mjaftueshme për rrëshqitje të gishtit.

Butonat tek trackpad-i janë mjaft të mëdha dhe të lehta për tu shtypur, edhe pse janë nga plastika. Në eksperiencën tonë disa javëshe, kemi kaluar një kohë mjaft të gjatë në përdorimin e dy butonat e që nganjëherë duket se japin një tingull paksa të ndryshëm gjatë klikimit. Kjo ndoshta për dikë nuk është pengës dhe nuk është në listën e gjërave që ju intereson kur zgjidhni një laptop, por është me rendësi që të përmendet.

Ekrani

Ekrani 15,6 inç me rezolutë 1366X768 piksel dhe webcam te integruar është me të vërtetë mjaft mbresëlënës. I ndritshëm, ofron kontrast të mirë dhe jep ngjyra të kthjellëta.

Performanca

Në brendësi të krejt kësaj çka u tha më lart ky laptop posedon procesor dual-core Intel Core i3-2310M, 2.1GHz dhe 4GB RAM DDR3, 500GB 5400rpm SATA Hard Drive. Kartela grafike nuk ka ndonjë kufizim, kështu që mund të luani lojërat ndoshta edhe me të fundit që janë të kualitetit te lartë, posedon Intel HD graphics 3000 të integruar.

Bateria e këtij modeli është gjithashtu mjaft e qëndrueshme. Në testin tonë, ka arritur të mbajë rreth 2 orë e gjysmë punë pa ndërprerë. Nëse përdoret me opsionin “Balanced” mund të qëndroj edhe më gjatë.

Përfundim

Për ata që me një buxhet të shtrënguar duan një laptop, Lenovo G570 mund të jetë një alternativë e mirë qe ofron performancë të mjaftueshme dhe çmim të arsyeshëm. Pajisja gjendet në disa nga dyqanet tona, dhe për më shumë informata mund të na kontaktoni nepërmes kontakt formës. |ameble| [divider top=”0″]

Vlerësim: “Dell Inspiron 17R” Special Edition

Vlerësim: “Dell Inspiron 17R” Special Edition

Tiparet kyçe

  • Kornizë alumini me ndërtim plastike të zezë,
  • Ekrani: 17inch 1920×1080 mat TN,
  • Grafika Nvidia GeForce GT 650M,
  • DVD/Blu-ray drive, të jashtëm.

Vlerësim: “Dell Inspiron 17R” Special Edition

Ashtu si shumica e prodhuesve të mëdhenj të kompjuterëve Llaptop, Dell ka disa familje Llaptopësh që i përshtaten buxhetit tonë. Vargu i XPS dominon në kushtueshmëri, me modelet më të fundit si XPS13 duke kushtuar rreth 1,000 euro, ndërsa ato me shpenzime më të ulëta do të dëshironim të dukeshin sikur modelet Inspiron, nga i cili ne më së fundmi kemi parë Inspiron 15R. Megjithatë, zakonisht duke kaluar në një Inspiron gjithashtu nënkuptonte që do duhej të zbrisim një hap më poshtë në specifika –

Dell sjell Edicionin Special Inspiron të tij, dhe tani do të shohim Edicionin Special të Inspiron 17R.

Specifikat dhe dizajni

Çfarë e bën ketë model kaq të veçantë?

Vjen me ekran te plotë HD/1080p, Grafika Nvidia GeForce 650M, së bashku me të 8GB RAM, e përfshirë me Ivy Bridge Core i7. Dhe pastaj ka detaje të tjera si një kuadër alumini anode me tehe gjysmë të buta dhe paneleve plastike të shkruara me të zezë dhe jo më pak se katër porte të USB-s 3.0.

Andaj nuk është vetëm një model shtesë për Llaptop XPS por sinqerisht krejt ndryshe, Edicioni special 17R Inspiron ende menaxhon dhe përcjellë një klasë të vogël me përzierje të plastikës se zezë dhe aluminit. Shumica e paneleve plastike shfaqin një shtresë të butë, të shkruar, me një dukje që është mjaft tërheqëse, me shkëlqim në disa nga zonat ku shenjat e gishtave nuk mbesin gjate përdorimit.

Ndërtimi i cilësisë është gjithashtu i mirë, edhe pse kjo përsëritet nga modelet XPS.

Opsionet dhe Përdorshmëria

Edicioni special 17R Inspiron ofron mundsi të mira nga çdo masë, por veçanërisht për ato pajisje të rangut të mesëm. Në të majtë ju do të gjeni portat VGA dhe HDMI për video, dy USB 3.0 porta binjake, plus hyrjet për dëgjuese dhe mikrofon. Në pjesën tjetër edhe dy porte USB 3.0 në të dyja anët e CD-së optik drive (i cili mund të zëvendësohet më një Blu-ray) dhe së fundmi një Ethernet Gigabit port.

Tastiera chiclet eschews është me ndriçim te brendshëm. Touchpad ofron një sipërfaqe të këndshme mat. Butonat janë shume sportiv si dhe pullat e tastierës kanë një klik të freskët.

Ekrani

Mund të mos jetë paneli IPS, por 17inq 1920x1080TN që Dell ka përdorur është mjaft mbresëlënëse. Ndryshe nga ekrani-shkëlqyes i Inspiron 15R të Edicionit Special, 17R përdor ekranin pa shkëlqim (mat) i cili pengon reflektimet ngacmuese.

 

Duke i parë këndet, janë të përshtatshme sidomos horizontalisht. Ngjyrat janë të ndritshme dhe hijezimi është i detajuar mirë, vetëm me një hije të padallueshme. Në përgjithësi, ajo pështatet shumë mirë për argëtim/lojëra dhe përvojë pune. Edicioni Special Inspiron 17R nga Dell padyshim duket se i plotëson të gjitha kushtet për përdoruesit e flaktë apo video-lojtarët të cilët mbase nuk mund t’a përballojnë një XPS apo një shasi Alienware. /ameble