Category Archives

5 Articles
Vlerësim: Acer Iconia W700

Vlerësim: Acer Iconia W700

Acer W700 komplet

Acer Iconia W700 është një tablet-PC 11.6 inç me sistem operativ Windows 8 , ndryshe nga disa tablet-PC të tjerë W700 vjen me versionin e plotë të sistemit operativ Windows 8 Pro, kjo do të thotë që mund të instaloni programet dhe lojërat për PC si dhe të manipuloni me prekje (touch), pra nuk jeni të kufizuar me aplikacione nga dyqani online i Windows-it (Windows Store).

Përparësitë:

  • Ekran me definicion të plotë dhe të lartë
  • Bluetooth, tastierë dhe miun kompjuterik
  • Windows 8 Pro me Core i3/i5
  • Bateri të mjaftueshme për përdorim të përditshëm

Mangësitë:

  • Nuk ka vend për microSD
  • Doku nga plastika

Në fillim, kur kemi bërë shpaketimin e W700, nuk kemi pritur që do të na pëlqej aq shumë, mirëpo ne realitet që të keni fuqinë e një desktopi apo laptopi në një tablet vërtet të jap shumë emocione, dhe ne nga kjo besojmë se tabletët Windows 8 Pro do të jenë PC-të apo laptopat e së ardhmes. Nuk është e drejtë të krahasojmë me tabletët iPad apo Android sepse ky tablet-PC njihet si “Slab” apo “Slate” që në përkthim do të thotë bllok apo pllakë. Ende nuk dimë se si të quajmë shqip ketë pajisje, ne mirëpresim komentet tuaja se si do ta kishit quajtur. Sipas nesh mund të quhet UltraTablet (nga ultrabook).

[youtube id=”50BHCVMBrGs” width=”600″ height=”350″]

Hardueri dhe Dizajni

Iconia W700 vjen më trashësi 11.1 mm, madhësi të ekranit 11.6 inç dhe peshë 942 gram, edhe pse në shikim të parë duket i madh dhe i rënd, ështe një pajisje shumë mirë e dizajnuar duke  marrë parasysh që ka një procesorë i3 (i5) 4 GB RAM, hapësira e brendshme e diskut SSD 128 Gb, ekrani 1.920 X 1080 pikselë dhe baterinë lithium-polymer 4850 mAh.

Pjesa e përparme është e dominuar nga ekrani IPS ndërsa pjesa e prapme është e veshur tërësisht nga alumini, W700 ka qoshe (tehe) të lakuara, grillat e  altoparlantëve dhe portet USB. Furnizimi me rrymë dhe butonat janë të dizajnuar dhe të prerë shumë saktë, duke i dhënë një pamje vërtetë të teknologjisë së fundit dhe të një pajisje ekskluzive. Pavarësisht trashësisë dhe peshës, Acer W700 është i rehatshëm për ta mbajtur dhe për ta përdorur si një tablet.

Acer W700 foto frontale

Në pjesën e përparme gjendet butoni i dedikuar për Windows dhe kamera prej 2 megapikselëve

Acer W700 foto e pasme

Në pjesën e prapme gjendet kamera prej 5 megapikselëve.

BottomW700

Siç e cekem edhe më parë në pjesën e poshtme janë të vendosur altoparlantët dhe mikrofoni.

TopW700

Në pjesën e lartë të tabletit gjenden hapjet për ftohje që janë mjaft me rëndësi duke marrë parasysh që vjen me një procesorë të fortë i3 ose i5.

Leftw700

Në anën e majtë është vendosur një port e vetme USB (ver.3) bashkë me furnizuesin e rrymës dhe portën Micro HDMI.

djathte

Në anën e djathtë gjithashtu kemi butonat për zërin, krikun për kufje dhe butonin me kyçje On/Off.

Karakteristikat e plota nga ana e harduerit të modelit që posedojmë ne janë si në vijim:

  • Intel® CoreTM i3-23657M AT 1.40GHz
  • 4GB DDR3 RAM
  • Memoria e brendshme e diskut 64GB SSD (me 30GB në dispozicion)
  • 11.6 inç LCD me definicion të plotë dhe të lartë – 1920 x 1080
  • Intel® HD Graphics
  • WiFi – 802.11a/b/g/n
  • Micro USB 3.0
  • + 3 x USB 3.0
  • 3-cell Li-ion, deri në 8 orë
  • Pesha – 925g
  • Dimensionet 295 (W) x 191 (D) x 9.15/11.9 (H) mm

Ekrani dhe Kamera

Ekran 11.6 inç i Iconia W700 posedon rezolucion 1920 X 1080 pikselë, duke ofruar kështu definicion të plotë dhe të lartë, gjithashtu është i mbështjellur me teknologjinë Gorilla Glass.

Duke pasur parasysh numrin e madh të pikselëve, nuk është çudi që ky ekran ofron ndriçim të lehtë dhe të mprehtë. Teksti i këndshëm në uebfaqe duket jashtëzakonisht i freskët, duke e bërë leximin në periudha të gjata më të relaksuar.

Këtu përdoret procesori i integruar Intel Graphics HD, që në fakt nuk është dizajnuar për punë me grafikë të sofistikuar. Megjithatë, ka fuqi të mjaftueshme për lundrim në internet, aplikacionet e Office-it dhe luajtjen e videove me definicion të lartë. Lojërat e sotme nuk preferohen të luhen për shkak të kapacitetit të grafikes HD 4000, por lojërat më të vjetra se 2010/11 shfaqin performancë tejet të lartë grafike në tabletë.

Front Angle1

Pamja e ekranit IPS është me plot stabilitet nëse shikohet nga këndet, duke e shikuar nga këndi 180 shkallë vërehet se është ruajtur shumë mirë pamja. Devijimet e ngjyrave janë pak të dukshme. E vetmja gjë që tërheq vëmendjen këtu është ekrani që jap shkëlqim, pra tableti mund të përdoret apo shikohet prej disa këndeve nga disa persona, pa vërejtur ndonjë problem.

 

Kamera frontale mund të përdoret kryesisht për video thirrje, e cila posedon rezolucion 1280 X 960 pikselë. Nuk është shumë e përshtatshëm për nevoja tjera. Një zhurmë e vogël gjatë fotografimit është evidente. Kamera në fakt mund të incizon video deri në 720p.

Kurse kamera tjetër 5 megapikselë në pjesën e pasme mundëson fotografi prej 2592 X 1944 pikselë. Pajisja nuk ka flash ose dritën LED dhe nuk duket së është shumë më e mirë se kamera frontale. Fotografitë janë të qarta dhe incizimi i videove 1080p mirëpo vërehen pikselat dhe është disi e shpërqendruar. Acer nuk ka dhënë asnjëherë specifikat e detajuara rreth kamerave që përdor.

Zërimi dhe Softueri

Acer ngjashëm si në produktet e me hershme edhe në ketë pajisje ka integruar teknologjinë Dolby Home Theater v4 që siguron zërim të mirë si për muzikë ashtu edhe për filma. Altoparlantët janë te vendosur në pjesën e poshtme të tablet-PC-së që në të vërtet prodhojnë një akustik të çart dhe të pastër edhe pse Bass-i është pak i dobët, këta altoparlantë janë më së të mjaftueshëm për një tablet të tillë, e në krahasim me disa laptopa apo edhe ultrabook mund të themi lirishtë qe Acer ka bërë një punë të mirë më zërimin në ketë pajisje. I vetmi handikep që ndoshta nuk ja vlen të përmendet është pozita e altoparlantëve, kur tableti vendoset në prehër zëri izolohet por prapë dëgjohet mirëpo në një masë më të ulët.

Zërimi po ashtu është i mjaftueshëm si për dëgjim të muzikës apo shikim të ndonjë filmi, gjithashtu është i mjaftueshëm edhe për CHAT ( Skype, Viber ) etj.

acer Ring

W700 vjen me disa softuer dhe aplikacione të instaluar, por me rendësi qe vlen të përmendet është unaza Acer ( Acer RING) një softuer që ju lehtëson dhe shpejton qasjen ne dokumente, muzikë, shfletim në internet, shikimin e fotografive dhe filmave si dhe krijimin e shortcut-eve për softuer dhe aplikacione të preferuara.

 

Performanca dhe Bateria

W700 përmban procesorin dy-bërthamor 1.6 GHz Intel Core i3, 3MB L3 cache dhe 4GB dy-kanalesh DDR3 RAM që në të njëjtën kohë siguron një performancë solide. Duke falënderuar pikërisht diskun SSD, Iconia W700 shfaq një performancë të mirë me aplikacione, duke krahasuar këtu  edhe me sistemet më procesorë më të fortë. Krahasimi me tabletët iPad dhe Android nuk është në pajtueshmëri për shkak së ata kanë një procesorë ARM që në krahasim me procesorin e Intel-it janë shumë të ngadalshëm. [youtube id=”l6Y4zj-qcuA” width=”600″ height=”350″]

Iconia W700 hapësirën e brendshme të diskut e ka 64 GB që është mjaft për një përdorues mesatar, nëse jeni nga ata që përdorni shumë media (fotografi dhe video) atëherë ju nevojitet më shumë hapësirë, për fat të keq W700-shi nuk ka vend për microSD, por mund të lidhni diskun e jashtëm (external)  nëpërmes portës USB me tablet apo në dok.

Tableti Acer i3 posedon bateri të fortë me qeliza trefishë 4850 mAh, i prodhuar me teknologjinë litium-polimer. Acer deklaron që bateria zgjatë 8 orë, ndërsa ne mund t’ju garantojmë 7 orë me kombinim, muzikë, film dhe shfletim në internet që është e mjaftueshme dhe me kapacitet real për te kryer punët jashtë zyrës apo shtëpisë. Bateria mbushet për 3 orë e 20 minuta që është relativisht shpejt duke pas parasysh që smartphone-it tim me bateri 1900 mAh i nevojitën 3 orë.

Përfundim

Acer Iconia W700 është një produkt dhe alternativë serioze për Android dhe iPad e posaçërisht nëse dëshironi një tablet me siguri të lartë për të dhënat tuaja, sepse sistemi operativ i Windows 8 mundëson mbrojtjen në qasje të tabletit, enkriptimin e dokumenteve si dhe qasjen e sigurtë në rrjet.

Në përgjithësi W700 është një pajisje mbresëlënëse, një pajisje e fuqishme në kombinim me Windows 8 dhe vjen në një shumëllojshmëri versionesh ku përveç modelit i3 që ne e kemi në dispozicion, ekziston edhe një model me procesorë Intel Core i5 128GB. |ameble|
Këtë pajisje mund ta gjeni në: Laptop shop

Vlerësim: Google Nexus 7

Vlerësim: Google Nexus 7

Parathënie

Mendimet për Nexus 7 janë mjaftë mbresëlënëse. Nexus 7 përmban një procesor katër bërthamorë (quad-core) Tegra 3 me 1 GB RAM dhe me 8,16 apo 32 GB hapësire interne (kur jemi tek hapësira duhet të cekim faktin se kompania Google ka bërë ndryshime duke avancuar me modelin 32GB i cili nuk ishte në dispozicion në fillim kur ky tabletë u publikua). Ky tabletë është konkurrent kryesor i Kindle Fire dhe Apple Ipad Mini duke sfiduar edhe tabletët tjerë Android të cilët janë me çmim të dyfishtë ose edhe më të shtrenjtë.

Ekrani i Nexus 7 është IPS, i madhësisë 7 inç me rezolucion 1200 x 800 HD (definicion i lartë) që përmban 216 pikselë për inç. Sigurisht, kjo nuk është aq mbresëlënëse në krahasim me Retina Display që përmban tableti i Apple iPad në 264 ppi i gjeneratës së tretë, por duke marrë parasysh çmimin e Nexus 7, ju nuk do të ankoheni aspak për ekranin e tij.

Përparësitë:

  • Procesori katër-bërthamorë (quad-core) Tegra 3
  • Përformancë të shkëlqyer në shfletim
  • RAM 1GB
  • MicroUSB port
  • NFC Protokolli
  • Jetëgjatësia e baterisë
  • GPS
  • Çmimi

Mangësitë:

  • Nuk disponon kamerë të pasme
  • Kualiteti i ekranit
  • Nuk ka 3G apo 4G
  • Nuk ka mundësi për të shtuar SD Kartë

Dizajni dhe Hardueri

Pjesa e përparme e Nexus 7 nga Asus dhe Google është e ndarë nga pjesa e bazës së harduer-it, por kamera e përparme 1.2 MP është e vendosur në krye të ekranit e cila është e mbuluar tërësisht nga “Corning Gorilla Glass”.

Përderisa Nexus 7 përdorimin e formatit peizazh (landscape) e bënë me anë të aplikacioneve, portreti rregullohet në mënyrë automatike-vetvetiu në “home screen”. Google mund të inkurajoj përdoruesit të mbajnë Nexus 7 në këtë mënyrë përderisa ata nuk shohin ndonjë pikëpamje tjetër mbi dizajnin e peizazhit (landscape), kur duan te shikojnë filma, programe televizive apo lojëra që janë të përshtatura më shumë ne formatin “landscape”.

Në anën e djathtë ndodhet butoni për ndezje/fikje (power/sleep) me dy susta të zërit pranë tij. Për tu kthyer prapa në faqen kryesore dhe lundrime tjera përdoret ekrani i Android-it, këto opsione mund të arrihen nëpërmjet mënyse kryesore që mundësohet përmes softuerit. Në Nexus 7 nuk ka butona fizik navigues.

Në pjesën e fundit (poshtë) të tabletit ndodhet një port mikro USB  dhe porti i kufjeve të zërit, përmes këtij porti mund të lidhim tabletin edhe me zmadhues për të emituar zërin e muzikës, radios, etj.. në ndonjë aheng që mund të kemi.

Pjesa e sipërme është e ndarë tërësisht nga portet tjera, edhe pse në këtë pjesë  gjendet vrima ku është i lokalizuar mikrofoni.

Edhe pse Google Nexus 7 kryesisht është punuar me plastik dhe qelq, sigurisht që mund të duket se nuk është edhe aq i lirë. Duke u bazuar në të dhënat e prodhuesit brenda Nexus 7 janë përfshirë një akselerometër, një magnetometër gjithashtu një xhiroskop dhe një çip për navigacion me GPS, duke përfituar nga mundësia e re Google Maps offline për navigacion edhe atëherë kur Wi-Fi nuk është aktiv. Nexus 7 ka dimensione 198,5 x 120 x 10.45mm dhe një peshë 340 gram.

Ekrani dhe Ndërfaqja (Interface)

Përderisa Google dhe Asus kanë verifikuar të gjitha mundësitë e duhura që HD IPS ekrani i Nexus 7 të ketë ndritshmëri dhe ngjyrat e duhura për të qenë sa me i mirë, ndoshta iPad apo vet tableti i Asus “Transformer” na kanë bërë të harrojmë prefeksionimin e Nexus 7 në ketë drejtim sepse këto të dyja tashmë disponojnë një ekran të tillë. Edhe në shikim më te detajuar Nexus 7 duket që i mungojnë nuancat e ngjyrës së zezë. Të theksuar mund ta gjeni edhe tek Samsung Galaxy Nexus (i cili përdor ekran Super AMOLED).

Shfletimet dhe pamja e fotografive në Nexus 7 janë mjaftë të këndshme. Për të bërë krahasime, ne në Ameble kemi testuar nëse sistemi operativ i ri Android 4.1 do të mund të fajësohet për kontrastin e ultë që e vërejmë në Nexus 7. Prapë se prapë, ekranin që ky tabletë e ka është mjaft mbresëlënës duke llogaritur edhe çmimin e këtij të fundit.

Swiping (rreshqitja) nëpër ekran është e shpejtë dhe tepër fluide. Këtë e kemi testuar dhe vërejtur në menytë, nënmenytë dhe aplikacionet e ndryshme duke përfshirë edhe lojërat me ndjeshmëri të theksuar të prekjeve.

Interneti

Lidhja në WiFi Internet përmes Nexus 7 është me të vërtet mahnitëse, për faktin se kjo pajisje disponon një fuqi solide të Wireless-it të integruar të standardit 802.11 b/g/n. Por ajo çfarë e bënë edhe me të bukur këtë tabletë është edhe protokolli (NFC) “near field communication” që mundëson komunikim për bartjen e të dhënave përmes prekjes apo afrimit të pajisjeve me të njëjtin protokoll. Google Nexus 7 ka të integruar gjithashtu Bluetooth.

Përformanca

Ashtu siç do të prisni nga Google Nexus 7, përvoja me shfletim(browsing) në Internet është tejetë e shkëlqyeshme, me një ekran 7 inç do të keni një faqe të madhësisë normale. Thjeshtë përformanca e shfletuesit të internetit (web browser) është shumë e kënaqshme dhe personalisht nuk kam ndonjë vërejtje.

Gjithashtu hapja dhe funksionaliteti i aplikacioneve është shumë i mirë dhe i shpejtë kjo edhe për shkak të procesorit katër-bërthamor që ky tabletë ka.

Shumica e lojërave të cilat i gjejmë në dyqanin virtual “Google Play” duket të mos jenë problem për ti luajtur në Nexus 7, sidomos nëse krahasojmë përformancën e Kindle Fire apo iPad në këtë aspekt duket që tableti i Google të jetë më fluid.

Kamera

Në Nexus 7, Google dhe Asus siç duket kanë lënë mënjanë idenë e të bërit këtë pajisje edhe një llojë aparati fotografik. Kamera e përparme e këtij tableti është 1.2 megapikselë gjë që e bënë të mos dallojë shumë nga tabletët tjerë por që Nexus 7 të jetë më i mirë se konkurrenti Amazon Kindle Fire 1 i cili mbante të njëjtin çmim dhe nuk ka kamerë fare. Aplikacioni Google Talk vjen i instaluar dhe është shumë i përshtatshëm për video biseda përmes kësaj kamere.

Softueri

Tableti Google Nexus 7 vjen i instaluar me sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean, mirëpo mund të përditësohet (update) deri në 4.1.2 Jelly Bean. Duke marrë parasysh faktin që kjo pajisje i takon familjes Google atëherë përditësimi i këtij të fundit me sistemin e ri operativ patjetër që është i pa shmangshëm dhe në rend të parë. Gjithashtu Nexus 7 mund të bëhet “root” dhe në të mund të instalohen lloje të ndryshme të ROM-ave të përshtatur për të.

Bateria

Deri tani ju mund të jeni duke menduar që një tabletë kaq i hollë dhe i lehtë me një ekran të mrekullueshëm dhe fuqiplotë, procesorë katër-bërthamorë nuk mund të mbajë baterinë shumë dhe ndoshta edhe mund të konkludoni se kjo mund të jetë pika e dobët e Nexus 7, por ky është një mendim i gabuar, ngase Google & Asus kanë paketuar një bateri të mrekullueshme e cila përmban 4325mAh në Nexus 7 gjë që është e mjaftueshme që ky tabletë te qëndroj në jetë më shumë se 7 orë punë aktive.

Hapësira dhe Çmimi

Që nga fundi i Tetorit 2012 kompania Google ka ndalë së prodhuari dhe shituri në dyqanin e saj “Play” versionin 8GB të Nexus 7 duke e zëvendësuar atë me versionin 32 GB. Pra modelet e Nexus 7 të cilat i gjejmë në shitje në Google Play janë: Google Nexus 7-16GB me çmim 199$ në SHBA dhe Google Nexus 7-32GB për 249$. Ndërsa  versionin 8GB mund ta gjeni akoma duke u shitur në faqe dhe dyqane të tjera si Amazon apo BestBuy në çmime edhe më të shtrenjta se versioni 16 apo 32 GB që gjendet në dyqanin zyrtar të Google “Play”. Nexus 7 të versionit 8GB mund ta gjeni më shumë në shitje edhe si të përdorur në faqe të ndryshme siç është ebay.

Përfundim

Ia vlen të përmendim faktin se tableti Google Nexus 7 është produkti i parë i linjës Nexus të tabletëve nga kompania Google dhe Asus. Ky tabletë është ndër produktet më të shitur nga gjysma e dytë e 2012 që kur ky i fundit doli në treg duke shitur jo më pak se 1milion njësi për muaj. Ajo çfarë e bënë kaq të kërkuar këtë tabletë është çmimi dhe përformanca.  Nëse pyesni se  Ameble Google Nexus 7 ? , përgjigja jonë është: Po, ia vlenë me ble.

Vlerësim: Amazon Kindle Fire

Vlerësim: Amazon Kindle Fire

Amazon Kindle Fire është tableti i parë shumë ngjyrësh dhe dybërthamor nga Amazon.

Dual core, 1000 MHz, TI OMAP4 Procesor, ekran të madhesisë 7 inç me rezolucion prej 1024X600, 512MB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, Wifi 802.11 bgn, bateri deri ne 7 orë varësisht nga mënyra e shfrytëzimit.

Këto karakteristika të mira dhe çmimi qe disponon ky tablet kanë bërë që ky produkt të jetë njëri ndër artikujt më të shitur të Amazon-it për muajin dhjetor të 2011 dhe dy muajt e parë të vitit 2012.

Përparësitë:

[checklist]

  • Ekrani IPS LCD me rezolucion 1024X600
  • Procesor  Dual core, 1000 MHz, TI OMAP4
  • 720p video playback
  • MicroUSB port
  • 1 GB RAM
  • Çmimi 199 $

[/checklist]

Mangësitë:

[badlist]

  • Qëndrueshmëria e baterisë (maksimum 7 orë)
  • Nuk disponon kamerë
  • Nuk disponon mikrofon
  • Nuk vjen me MicroUSB kabëll

[/badlist]

Dizajni

Ky tablet është 7 inç, por në të vërtet duket si të ishte më i madh në krahasim me tabletet e kompanive të tjera ngase ekrani i tij është pothuajse i plotë duke prekur fundin e kornizave të përparme. Që kur Amazon ka lansuar përditësimin (update 6.2.2), shfletuesi i këtij tableti është më i madh dhe pothuajse shfrytëzon tërë hapësirën e ekranit.  Kindle Fire është i mbështjellur me një plastikë të materialit të fortë që e bën këtë tabletë mjaft të qëndrueshëm dhe shumë të bukur. Deri më tani ngjyra e tabletëve të prodhuar ka qenë vetëm e zezë dhe madhësia vetëm 7 inç.

Përformanca

Kur paguan një çmim kaq të volitshëm për një tabletë te një brendi të njohur siç është Amazon, është  jo-reale të presim një pajisje super të veçantë apo të dallueshëm nga të tjerët. Megjithatë Kindle Fire ka dëshmuar të jetë shumë i qëndrueshëm dhe funksional.

Thonë se koha dëshmon të veten dhe pa dyshim në rastin tim me Kindle Fire, unë lirshëm mund të them se ky tablet ka funksionuar shumë mirë për më shume se tetë muaj që e kam disponuar.  Kryesisht këtë tabletë e kam përdorë për të lexuar e-mailat, për të shikuar fotografitë e familjes, shpesh herë edhe kam shikuar filma të kualitet të lartë.

Megjithatë, nga momenti i parë që e kam blerë Kindle Fire kanë qenë kryesisht dy gjëra të cilat kam pas dëshirë që të jenë pjesë e tij, ato janë kamera e përparme dhe mikrofoni që të mund të shfrytëzoj këtë pajisje edhe për komunikim me zë dhe video. Meqenëse asnjërën nga këto të dyja nuk i disponon Kindle Fire, atëherë me siguri nuk kemi nevojë fare të instalojmë aplikacionet si Skype, Viber, etj.

Një gjë tjetër e cila do të ishte një dëshirë dytësore për mua është sistemi i navigacionit përmes GPS-it, të cilin e disponojnë tabletë të tjerë që janë prodhuar edhe më herët se Kindle Fire siç janë: tabletet e Asus, Acer apo Toshiba.  Por prapë kur të kthehem tek çmimi të cilin e kam paguar për të dhe krahasoj tabletët e tjerë, shoh se dallimi në çmim me tabletët që kanë Navigacion përmes GPS është së paku 100 euro.

Ekrani dhe Zëri

Ekrani i Kindle Fire është IPS LCD me rezolucion 1024 x 600, i cili është mjaft mbresëlënës dhe i përshtatshëm për sytë. Kindle Fire ka sistem dual-stereo të altoparlantëve dhe ka zë të mjaftueshëm për tu dëgjuar në një dhomë. Si shumica e tabletëve të tjerë edhe ky disponon portin për dëgjues (shpërndarës) të zërit në pajisje të tjera.

Sistemi Operativ

Kindle Fire ka të instaluar Sistemin Operativ Android 2.3 Gingerbread të përshtatur për këtë të fundit. Bashkë me qasjen në dyqanin virtual “Amazon AppStore”, ky tabletë ka të integruar në Sistem Operativ edhe shfletuesin e Amazon dhe disa aplikacione të tjera të cilat përkrahin hapjen e librave virtual dhe leximin kompjuterik me zë, etj..

Përformanca e baterisë

Amazon Kindle Fire në krahasim me llojet e më parme të Kindle si Kindle Touch apo Kindle Touch 3G, hargjon baterinë shumë më shumë gjë që është e natyrshme sepse ky tabletë është shumëngjyrësh dhe multifunksional.  Edhe pse Amazon proklamon si në manualin e pajisjes po ashtu edhe në ueb faqe se ky tablet mbanë baterinë deri ne 8 orë lexim të pa ndërprerë apo 7.5 ore video playback, kjo nuk del të jetë vërtetë së paku për mua. Qysh nga dita e parë që e kam provuar asnjëherë në video playback nuk ka qëndruar bateria në jete më shumë se 3.5 ore deri ëe 4 në varësi nga kualiteti, ndërsa gjatë leximin jetëgjatësia ka zgjatë deri në 7 orë maksimumi.

Përfundim

Kindle Fire me të vërtetë ka dalë të jetë një tablet i klasit të lartë dhe pa dyshim ia vlen të krahasohet me tabletët e njohur siç janë: Ipad, Samsung, Google Nexus etj. Shkëlqësia dhe zjarri i vërtet i Kinlde ndjehet më së shumti në shkarkimin dhe shfletimin e librave virtual, por edhe lojërave të ndryshme. Për çmimin dhe përformancën që kjo pajisje ka, unë patjetër do ta rekomandoja për gjithsecilin e sidomos për studentët. |ameble| [divider top=”0″]

Vlerësim: Asus Transformer Tab TF101

Vlerësim: Asus Transformer Tab TF101

Asus, poashtu sikur Acer, në vitin 2011 doli në treg me tabletin Asus Transformer Tab TF101. Ky tablet përfaqëson gjeneratën e parë të tabletave dual-core me procesor NVidia Tegra 2.

[checklist]Përparësitë

  • Ekrani IPS me rezolucion 1280×800
  • Procesor dual-core NVidia Tegra 2
  • Mundësia për dock (transformimi në forme të laptop-it)
  • Jetë të gjatë të baterisë (deri në 16 orë me dock, 9.5 orë pa dock)
  • 1 GB RAM

[/checklist]

[badlist]Mangësitë

  • Pjesa e prapme e ndërtuar nga plastika
  • Kamera e pasme nuk prodhon foto të kualitetit të dëshirueshëm
  • Nuk ka flash për kamerë

[/badlist]

Hardueri dhe Dizajni

Asus Transformer është tentimi i parë në ndërtim të tabletit nga prodhuesi Asus. Vjen në një paketim kompakt, me foto dhe specifika të tabletit në të. Ishte kontakti im i parë me një android tablet, dhe isha i impresionuar me pamjen e tij. Duket shumë elegant dhe është i ndërtuar prej 2 materialeve. Pjesa e përparme është e ndërtuar nga metali, kurse pjesa e prapme, nga plastika me teksturë në ngjyrë bronzi. Ka formë faktorin 16:9 dhe është 12.9mm i thellë. Peshon 680g dhe është shumë lehtë për ta mbajtur në dorë për shkak të pjesës së prapme të lakuar.

Pjesa e përparme është karakteristike sepse përmban vetëm ekranin, kamerën e përparme 1.2 megapixel dhe senzorin e dritës (asnjë buton nuk gjendet në pjesën e përparme). Si mbrojtës të ekranit përdor Corning Gorilla Glass (sikur Acer Iconia Tab A500, iPad 2, Samsung Galaxy SII) gjë që e bën shumë rezistent ndaj gërvishjeve, aq rezistent sa që Asus reklamon produktin duke prerë molla mbi të.

Pjesa e prapme përmban kamerën kryesore 5 megapixel dhe një logo të Asus. Mendoj se ketu Asus ka bërë një vendim shumë interesant në lidhje me kamerën, problemi qëndron te mungesa e Flash në kamerën e pasme, gjë që e bën të pamundur përdorimin e kamerës në ambiente të errëta dhe gjysmë të errëta. Me siguri këtë vendim Asus e spjegon që tabletët nuk përdoren shumë për fotografi, mirëpo një Flash nuk do të kishte bërë dëm, përkundrazi.

Në anën e djathtë të tabletit gjendet porti për Micro SD që pranon kartela deri në 32 GB, porti HDMI për lidhje me televizor dhe porti 3.5mm për ndëgjojse.

Në anën e majtë gjendet butoni për ndezje dhe 2 butona për ngritje/zbritje të zërit, kurse në pjesën e poshtme gjendet porti për lidhje në rrymë.

Asus Transformer e ka marrë emrin nga pjesa shtesë e tij Asus Transformer Dock që e shëndërron tabletin në formë të laptopit. Në dock gjenden 2 USB porte, një port që akomodon SD kartat e mëdha, një ekstra bateri që shton 6.5 orë perdorim, dhë një port për lidhje në rrymë.

Ekrani dhe Zëri

Ekrani i Asus Transformer është njëra prej pjesëve më cilësore në tablet. Paneli është IPS (In Plane Switching) që prodhon ngjyra reale dhe kënde të larta të shikimit që rezulton në pamje të qartë edhe kur dikush tjetër e ka tabletin në dorë. Ka një rezolucion 1280×800, gjë që është optimale për një pamje cilësore. Zëri është stereo, me 2 altoparlanta (nga 1 në secilën anë) dhe është i mjaftueshëm për ambiente shtëpie/zyreje.

Kamera

Tabletët nuk janë edhe aq të përshtatshëm të përdoren si aparate për marrjen e fotografive. Megjithatë, Asus Transformer është i pajisur me 2 kamera, të pasmen me 5 megapixel dhe atë përpara me 1.2 megapixel. Nëse marrim foto gjatë ditës, në ambiente mjaft të ndritshme, atëherë kualiteti i fotografive është shumë i mirë. Mirëpo, mungesa e flash për kamerën kryesore (pjesën e prapme) e bën që tableti të jetë i papërdorshëm për marrjen e fotove në ambiente të errësuara. Kamera ka mundësi të inçizojë 720p video të një kualiteti mesatar. Është shumë interesant fakti që kamera 1.2 megapixel që ndodhet në pjesën e përparme prodhon foto shumë të qarta dhe është shumë e optimizuar. Kjo na bën të mendojmë që kamera e pasme vetëm duhet të optimizohet me softuer, gjë që deri më sot nuk ka ndodhur në ndonjë update. Si përfundim për kamera, mund të themi se janë mesatare, ashtu siq edhe priten në ndonjë tablet.

Softueri

Nga paketa, tableti vjen me Android 3.0 Honeycomb, mirëpo mund të përditësohet (update) deri në 4.0.3 Ice Cream Sandwich (në kohën e postimit). Edhe pse për Android ekziston një numër marramendës i aplikacioneve, Asus ka ndërtuar disa vetëm për tabletët e tij. Një listë më poshtë.

  • Asus App Locker – Një aplikacion briliant për ata që janë entuziast të teknologjisë, por që edhe femijët e tyre janë të dhënë pas teknologjisë. Nëse fëmijët tuaj përdorin tabletin tuaj, atëherë do të ishte mirë limitimi i tyre në përdorimin e disa aplikacioneve, shembull, Google Play, Amazon App Store, Gmail Client ose Exchange Mail (nëse e keni e-mailin e punës të konfiguruar në tablet, është ide e mirë që fëmijëve tu ndalohet qasja aty). Posaqërisht këtë gjë e mundëson Asus App Locker, zgjedh aplikacionet që dëshiron të bllokosh dhe zgjedh një password për aktivizimin e tyre.
  • Asus Weather – Një widget shumë i mirë për homescreen, që tregon lokacionin, lagështinë e ajrit, shpejtësinë e erës dhe temperaturën momentale (Prishtina ekziston si lokacion kështu që mund të kemi të dhëna të sakta).
  • File Manager – Një shfletues i fajllave.
  • Polaris Office – Një paketë e aplikacioneve, e ngjashme me Microsoft Office.
  • Asus Task Manager – Widget që monitoron dhe menaxhon aplikacionet e hapura etj.

Pasi që tableti ka një procesor NVidia Tegra 2, atëherë, tableti ka qasje në aplikacionin Tegra Zone që ofron lojëra kualitative për tabletët me procesor Tegra.

Performanca dhe Bateria

Me një procesor Tegra 2 dy-bërthamësh (dual-core) 1GHz dhe me 1GB RAM, tableti është shumë fluid në navigim nëpër faqe. Çdo aplikacion punon pa ngadalësim. Performanca e shfletuesit të internetit (web browser) është shumë e kënaqshme. Personalisht preferoj shfletimin e internetit përmes tabletit sesa prej ndonjë laptopi. Arsyeja është, portabiliteti dhe lehtësia e përdorimit. E gjithë kjo, e kombinuar me një jetë të gjatë të baterisë, 9.5 orë pa Dock dhe 16 orë me Dock (orët e qëndrueshmërisë së baterisë maten me orë përdorimi) e bën që tableti të jetë shumë produktiv sidomos në fushën e informimit.

Përfundim:

Laptop apo tablet? E pse jo te dyjat. Asus Transformer përfaqëson gjeneratën e parë të tabletëve dual-core me Android, e tableti si koncept po popullarizohet gjithnjë e më shumë. Për të bërë tranzicionin nga laptopi në tablet me ndikim minimal në mënyrën e adaptimit, Asus na ofron një tablet që mund të transformohet në laptop. Me një mori opcionesh për konektivitet, kualitet të lartë të ndërtimit (edhe pse pjesa e prapme është e ndërtuar nga plastika, ajo është e kualitetit të lartë), ekran fantastik, 16/32 GB disk intern, 1GB RAM, Asus Transformer është një konkurent i ashpër në botën e tabletëve. Ky tablet rekomandohet për çfarëdo tjetër përveç marrjes së fotove.

Këtë pajisje mund ta gjeni në:  [divider top=”0″]

Vlerësim: Acer Iconia Tab A500

Vlerësim: Acer Iconia Tab A500

Iconia Tab A500 përfaqëson gjeneratën e parë të multi-touch tabletëve Android nga Acer.

[checklist]PËRPARËSITË

  • Ekrani LED me rezolucion 1280×800
  • Procesor dual-core NVidia Tegra 2
  • 720p video playback
  • USB port
  • 1 GB RAM

[/checklist]

[badlist] MANGËSITË

  • Qëndrueshmërinë e baterisë ( maximum 8 orë)
  • Kamerat nuk prodhojnë foto të kualitetit të dëshirueshëm
  • Furnizuesi e ka kabllon e shkurt

[/badlist]

NVIDIA Tegra 2 1GHz dual-core processor, 10.1″ ekran me rezolucion prej 1280X800 (më shumë se 720p), 1GB DDR RAM dhe 16GB hapësirë interne, e bëjnë ketë Tab të radhitet ne TOP 5 Android Tabletat më të mirë në treg si dhe të ketë fuqi të mjaftueshme për të drejtuar çdo aplikacion që ju dëshironi në një pajisje moderne. Dua ta ceki që edhe perkrahja nga Acer ka qenë në nivel dhe që nga fillimi të gjitha përditesimet (Update) kanë qenë te ofruara në kohë, duke filluar nga Android 3.0 Honeycomb deri në ICS 4.0.3.

Hardueri dhe dizajni

Për herë të parë  kur e nxorra nga kutia kam qenë me të vertet i habitur për të mire për dizajnin dhe kualitetin e pajisjes. Acer ka shkuar me një drejtim tjeter në dizajn (nuk duket si klon i iPad) duke lënë më shumë hapsirë për gjatë skajeve të shkurta te Tabletit dhe kjo më pëlqen sepse shumicën e kohës tabletin ju do të mbani në mënyre peisazhi(Landscape) dhe ky dizajn ju jep pak më shume hapsirë për gishtat tuaj.

Pjesa e përparme përbëhet nga xhami Corning® Gorilla® (që siguron një rezistencë të jashtzakonshme) dhe një kamerë, qoshet janë të rrumbullaksuar ndërsa pjesa e prapme është e mbuluar me Alumin te krehur (brushed aluminium) që jo vetëm duket bukur por i jep produktit një pamje të fortë (solide) si dhe në anën e djathtë është vendosur edhe kamera me Flash LED.

Në anën e djathtë të Tabletit ju do të gjeni USB portën që është një prej vetive që më pëlqen dhe e përdori shumë , sepse aty mund të lidhni diskun extern apo USB flash-in dhe të transferoni filmat HD shumë më shpejt se sa nga rrjeti si dhe të luani filmat, muzikën dhe fotografitë. Për mua personalisht më pëlqen që mund të lidhi cfardo Keyboardi USB dhe mund të perdorni menjëher. Në këtë anë është e vendosur edhe micro USB që përdoret për lidhje me PC si dhe hyrja për furnizuesin e rrymës. Këtu dua të ceki që furnizuesi e ka kabllon e shkurt gjë që më pengon shumë sepse Tableti është vështir të përdoret derisa është duke u rimbushur.

Në anën e majtë ështe vendosur  butoni ndezës i ndriçuar , hyrja 3.5mm për ndëgjojse si dhe dalja HDMI (full HD 1080 pas update-it) që mundëson klonimin e tabletit në TV. Derisa sipër i ka butonat për zërin dhe bllokimin e autorrotullimit te ekranit, ne anën e poshtme është vetëm porta për docking.

Vlenë të ceket që në pjesën e sipërme të tabletit, e mbrojtur nga një kapak është slloti për Micro SD që pranon kartatelat deri në 32GB , ju kisha preferuar që kur të bleni SD kartën të keni kujdes të jetë mbi class 6 për shkak të inçizimeve HD nga kamera e tabletit.

Ekrani dhe zëri

A500 në ekran përdorë qelqin rezistent ndaj gërvishtjes Gorilla Glass që ështe materiali i njejtë që përdoret edhe në iPad, Iphone 4, Samsung Galaxy S2 . Nën qelq është vendosur ekrani LED HD 1280 x 800. Përkundër që ekrani nuk është IPS këndi i shikimit ështe më së i mjaftueshëm, teksti në panel duket qartë, e bardha shumë e ndritshme dhe e zeza mjaftë e zbehtë. Mund të them se ekrani i Iconia A500 ështe i kualitetit të lartë i ndritshëm dhe kristal. Kisha përmend edhe një fakt që kur ekrani është i fikur vërehet rrjeta e multi- touch teknologjisë, por në fakt është e vështirë për të parë dhe kjo nuk pengon aspak në shikimin e ekranit kur është e ndezur.

Gjithashtu zërimi i prodhuar nga ky Tablet është jashtzakonisht i mirë, me dy altoparlanta të vendosura prapa në qoshet e poshtme. Gjithashtu edhe teknologjia Audio Dolby e përforcon dhe përshtatet shumë mirë, e gjithë kjo e bënë ketë tablet me zërim të cilësisë së lart si duke mbajtur në dorë ashtu edhe e vendosur ne tavolinë.

Kamera

Iconia A500 është i paisur me dy kamera, ajo e prapme me 5 megapixel dhe perpara me 2 megapixel. Kamera e prapme e ka edhe flash LED-in dhe kualiteti i fotografive është relativish i mirë, pra mos pritni qe do te keni fotografi të kualitetit të lart, i njejti vlen edhe për inçizimin e videove 720p ndërsa me kualitet VGA ështe pak më mirë. Kamera përpara është e mjaftueshme për video thirrje dhe është kompatibile me SKYPE , TANGO , Google videochat.

Softueri

Edhe pse me Android Honeycomb dhe ICS 4 shumica e prodhuesve nuk e ndijnë nevojën që të krijojnë extra softuer, Acer vjen me disa softuer te instaluar që janë:

  • PHOTO BROWSER 3D – Aplikacion interesant që më anë të lëvizjeve (accelerometer) i kthen faqet për të shfletuar fotot.
  • SOCIALJOGGER  – Aplikacion për rrjeta sociale që i mbledh krejt me një interface, por ka një mangësi që nuk mund të uplodon photo.
  • LUMIREAD – edhe një lexues i librave.
  • CLEAR.FI  – ky është aplikacion i ACER për DLNA. Ky aplikacion gjendet edhe në Laptopa dhe Desktopa të ACER. Aplikacioni mund të lexojë nga rrjeta DLNA të tjere si p.sh indosMedia Player, si dhe të shpërndaj media nga Tableti në TV apo në kompjuter.

Gjithashtu në bashkpunim me Nvidia vijnë edhe disa lojra HD si Need for speed , Lets Golf .

Performanca and bateria

Iconia Tab A500 është e fuqizuar me procesorë Tegra2 dhe përformanca që ka treguar gjatë këtyre muajve është mëse e kënaqshme. Edhe pse vërehet ndonjëherë që ngadalsohet për shkak të shumë aplikacioneve të instaluara , asnjëherë nuk ka pas nevojë që të ristartohet. Edhe videot 720X1080 janë luajtur pa ndonje problem. Bateria në anën tjeter zgjatë 8 orë maximum dhe besoj që ACER ka mundur të bëj më mirë për kapacitetin e baterisë, mirëpo vlen të përmendet që në anën tjetër Tableti rimbushet shumë shpejt.

Përfundim:

Që të jem i sinqertë, Iconia Tab A500 i ka tejkaluar pritjet. Pas shumë vitesh vlersime për kualitet te dobët te LCD-ve dhe pjesëve plastike të lira të laptopëve të tyre, kemi pritur që kompania të marrë një rrugë të ngjashme me tabletet e saj si herave te kaluara, por në vend të kësaj kemi qenë te impresionuar me cilësinë e prodhimit të një ekrani të ndritshëm dhe të freskët si dhe çmimin që është të paktën për 80 Euro më e lirë nga Tabletat të tjerë si ASUS, SONY, TOSHIBA. Sigurisht që kualiteti i kamerave nuk është shumë i mirë mirëpo kjo lidhet me qëndrueshmërinë e baterisë.

Këtë pajisje mund ta gjeni në:  [divider top=”0″]