Volkswagen në ngjarjen e madhe të automobilave “Auto Show” që po mbahet në Los Angeles, javën që shkoj ka prezantuar disa vetura të reja. Kompania e VW-së ka prezantuar versione të reja të veturës së vjetër plotë nostalgji, Beetle. Janë dy versione Beetle Denim dhe Beetle Dune.
Modeli Denim është me tavan të lartë të konvertueshëm me material xhinsesh të kaltër të errët. Kurse modeli Dune është ne dispozicion me dy versione Coupe dhe i konvertueshëm.
Të dy veturat e reja Volkswagen Beetle janë me 1.8 litër direct-injection, motorin TSI 4 cilindra. /ameble