Lajmi për vonesë të përditësimit vjen nga një tweet nga Sammobile, ku arsyeja për vonesë thuhet që është ndërfaqja TouchWiz dhe se nuk janë kryer testimet.

Sammobile tweet

Para pak kohë përditësimi i bazuar në Galaxy S4 kishte dal dhe sipas disa përdoruesve të gjitha funksionet e S4 janë të përshtatshme edhe me modelin S3 si p.sh Lock Screen, effects, tranzicionet si dhe aplikacionet ekskluzive për S4. Nga ky përditësim i paraqitur vetëm aplikacioni për kamerë i S4-shit nuk është përfshirë ende, por në përgjithësi ky përditësim duket se funksionon mirë.

Një tjetër thashetheme që është përhapur, është ajo që lidh shitjet rekorde të Galaxy S4 me vonesën e përditësimit 4.2.2. Edhe pse doket pak e çuditshme thuhet që për të mos e ngadalësuar shitjen e S4, Samsung është duke vonuar përditësimin,  pasi që Galaxy S3  është i përshtatshëm me aplikacione të S4. Shumica e pronarëve të versionit të mëparshme nuk do ta blejnë S4, nëse ata marrin pothuajse çdo gjë me përditësimin e fundit. Kjo mund të jetë një arsye e fortë për të vonuar përditësimin zyrtarë Android 4.2.2 deri në tremujorin e tretë të vitit 2013.

Do të thotë nga Korriku deri dikur në Shtator pritet që të del përditësimi zyrtarë , e deri atëherë jemi të sigurte se S4 do merr Android 5.0 Key Lime Pie që do të ketë një ndërfaqe krejtësisht të re. |ameble|