[CeBIT 2013] Mbeturinat nga Kongresi Botëror i Celularëve në Barcelonë kanë filluar të pastrohen, kurse tani ne po bëhem gati se çfarë do të ofroj ngjarja tjetër e madhe që është CeBIT, që mbahet nga 5 – 9 Mars në Hannover të Gjermanisë. Muajt e fundit, ne kemi futur ngjarjet e rregullta botërore në programin tonë kalendarik, dhe do ti përcjellim vazhdimisht.

Sido që të jetë tani do të flasim për një lajm nga kompania Wacom?

Prodhuesi i vjetër i tabletëve digitizer për punë grafike ka vendosur të përdorë Facebook-un si zgjedhje për të raportuar për të rejat e tyre, një postim ngacmues nga ta shkruan se do të nxjerrin një tabletë për shtije gjatë verës, që do të ketë për cak pjesën profesionale, me aftësitë e ekranit multi-touch dhe HD. A do të prezantohet ky tabletë gjatë ngjarjes CeBIT apo do të lihet për me vonë nuk janë dhënë informata. Përveç kësaj, Wacom nuk dha detaje me shumë, duke përfshirë llojin e sistemit operativ, apo karakteristikat tjera.

Unë personalisht kam përdor pajisje të Wacom-it, janë t‘mrekullueshëm, mirëpo pres që modeli i ardhshëm të përqendrohet më shumë në karakteristika për grafikë, dizajn, vizatim dhe jo si t‘gjithë tabletët e fundit që nuk kanë ndonjë risi të madhe përveç dizajnit. |ameble| [divider top=”0″]