SHPËRNDAJE

Ubisoft kishte konfirmuar se loja Watch_Dogs ka qenë lançimi më i madh në historinë e kompanisë, por nuk kishte specifikuar numra rreth saj. Tani, kemi disa detaje për shitjet.

Watch Dogs

4 milionë kopje të lojës janë shitur vetëm në javën e parë të disponueshmërisë së saj në mbarë botën. “Rezultatet e arritura në javën e parë të lançimit janë të mahnitshme dhe na japin fuqi për angazhim më të madh në Ubisoft” tha Drejtori për shitje në Angli Darren Bowen, në një njoftim të tij për shtyp. Me siguri të plotë e them se do të shohim më shumë nga ky ekskluzivitet në vitet e ardhshme, ka shtuar ai. Loja është në dispozicion për Xbox One, PC, PS4, PS3 dhe Xbox 360. Kurse tek ne Watch_Dogs gjendet për PS3 dhe PS4 të cilën mund ta bleni tek MEGA Electronics. /ameble

SHPËRNDAJE