Google Maps WazePërdoruesit e Google Maps tani mund të marrin ndihmë duke ju shmangur bllokimit të trafikut dhe aksidenteve  nëpërmes përditësimeve të Waze-s.

Versionet e Google Maps për iOS dhe Android tani posedojnë raportet e trafikut në kohë reale nga Waze. Shërbimin Waze, Google e kishte blerë ketë kompani në muajin Qershor në mënyrë specifike për të përmirësuar shërbimin e saj të hartave.

“E gjithë kjo do të thotë se kur Waze raporton për aksidente, punë në rrugë, mbyllje të rrugëve etj, përditësimet do të shfaqen në aplikacionin e Google Maps për Android dhe iOS në shtetet si Argjentinë, Brazil, Kil, Kolumbi, Ekuador, Francë, Gjermani, Meksikë, Panama , Peru, Zvicër, Angli dhe SHBA “kanë thënë Google sot në blogun e tyre. |ameble|