Western Digital (WD) ka njoftuar sot për linjën e saj të hard disqeve të brendshme Black me kapacitet 4TB që tani janë në dispozicion për nivelin e klientëve, përderisa ofertat e mëparshme të kapacitetit te njëjtë kanë qenë të synuara vetëm për ndërmarrjeve. Ofrohet për 339 dollar, dhe përfshinë 5 vjet garancion.
WD Black është 3.5 inç, 7200rpms, me 64MB cache dhe 6GB/s, posedon dual procesorë si dhe teknologjinë dual actuator. Hard disqet e kaluara të serisë së njëjtë kanë qenë në dispozicion me kapacitetet 500GB, 1TB, 1.5TB dhe 2TB dhe secili prej tyre ofron ndërfaqe (interface) SATA.
WD Black është një hard disk (HD) i mrekullueshëm, i shpejt në varësi të nevojave tuaja (lojëra dhe media), ai është ndoshta një nga HD më të njohur në katalogun e WD-së, duke përfshirë këtu edhe modelin VelociRaptor i cili arrin 10.000 rpms.
Linja e re Black e hard disceve janë testuar dhe rekomandohen për kompjutera desktop, duke aluduar këtu për ata me performancë të lartë të sistemeve, kurse nuk rekomandohen për mënyrën RAID. WD posedon gjithashtu karakteristika të ndryshme si Stable Trac, e cila redukton dridhjen në bosht motorik për të përmirësuar performancën. Përveç kësaj, të gjitha disqet janë vënë në testin Functional Integrity Testing (F.I.T). Ky testim siguron produktet e WD-së për të përmbushur standardet e cilësisë më të lartë dhe besueshmërinë e markës WD. |ameble| [divider top=”0″]