SHPËRNDAJE

SanDiskGjiganti për prodhimin e hard-disqeve Western Digital ka njoftuar se ka rënë dakord në blerjen e kompanisë SanDisk, për rreth 19 miliard $. Kjo marrëveshje bashkon dy nga kompanitë më të mëdha që prodhojnë hard-disqe.

Sidoqoftë SanDisk me investimet e saja të mëdha në çipat e memorieve flash, prapë do vazhdoj të re-prezantoj të ardhmen e saj nën udhëheqjen e Western Digital.

Krye-shefi apo Drejtor Ekzekutiv i SanDisk-ut, Sanjay Mehrotra pritet t’i bashkohet bordit të kompanisë Western Digital pas përmbylljes së marrëveshjes. Kurse krye-shefi i WD-së, Steve Milligan do të vazhdojë në atë rol siç ka qenë deri më tani. /ameble

SHPËRNDAJE