Kompania Western Digital ka njoftuar sot për versione të reja të brendit të saj My Book Studio. Versioni USB 3.0 është zgjeruar tani në këtë familje të hardisqeve duke ofruar shpejtësinë e transferimit të të dhënave deri në tri herë më shpejt se USB 2.0. WD ka prezantuar edhe një hard disk me kapacitet masiv prej 4 TB, duke ofruar një zgjidhje të përkryer për mbështetjen dhe ruajtjen e sasive të mëdha të shënimeve.
My Book Studio është projektuar me një mbyllje alumini Premium dhe do të jetë në dispozicion me kapacitet prej 1 TB me çmim 159,99 $, 2 TB me çmim 189,99 $, 3 TB me çmim 239,99 $ dhe 4 TB me çmim prej 299,99 $.
Karakteristikat nga My Book Studio si dhe përfitimet e mundësuara e kanë bërë atë një nga më të preferuarat në mesin e krijueseve profesionist dhe entuziastë të kompjuterit Mac. My Book Studio hard disk i jashtëm ka të integruar softuerin WD Secured i cili mundëson enkriptimin 256-bit duke u bazuar në harduer dhe mundëson krijimin e fjalëkalimit (password) për të mbrojtur nga qasja e paautorizuar. |ameble| [divider top=”0″]