SHPËRNDAJE

WhatsAppWhatsApp, i njohur për shërbimin e mesazheve ka deklaruar se nga tani ka 400 milionë përdorues aktiv mujor. Kryeshefi i kësaj kompanie, Jan Koum në një blog ka publikuar lajmin dhe gjithashtu ka shtuar dukë thënë se vetëm në katër muajt e fundit janë shtuar 100 milionë përdorues aktivë.

Në ketë blog shkruan: “qëllimin ynë në krijimin e WhatsApp-it ishte të fuqizojmë kontaktin në mes të njerëzve me anë të teknologjisë dhe komunikimit online, pavarësisht se kush janë ata apo ku jetojnë. WhatsApp ka arritur një kulm që asnjë tjetër nga shërbime të njëjta nga pajisjet mobile nuk e ka arritur, 400 milionë shfrytëzues aktivë në muaj, me 100 milion përdorues aktiv që janë shtuar në katër muajt e fundit. Ky nuk është një numër i përdoruesve që veç janë regjistruar në WhatsApp, ky është numri i atyre të cilët në mënyrë aktive janë duke përdorur shërbimin Whatsapp për çdo muaj”. |ameble|

SHPËRNDAJE