Nëse ju jeni një përdorues i platformës Windows Phone atëherë WhatsApp është aplikacioni juaj kryesor për chat, kur është fjala për të komunikuar me miqtë dhe familjen, lirisht mund të kërkoni në Windows Phone Store, sepse duket së një përditësim për aplikacionin është aktualisht në dispozicion.
Nëse mendoni se kjo është vetëm një përditësim i vogël që nuk ju terhjek dhe e lëni mënjanë, ju sigurojmë, sepse e kemi parë vetë dhe duket se është një përditësim i madh.
Ky përditësim do të ngrit aplikacionin WhatsApp në versionin 2.9.2 dhe do të prezantojë një mori tipare të reja. Kjo përfshin njoftimin (notifications) kur ekran është i mbyllur (lock screen), dizajn i ri që lundron mirë me ndërfaqen Metro, një funksion për backup, aftësinë për të shtypur “Enter” kur dërgoni, mesazhet në masë etj. Për me shumë mund ta provoni vetë dhe vlerësoni ndryshimet e bëra. |ameble| [divider top=”0″]