SHPËRNDAJE

WhatsApp aplikacionAplikacioni WhatsApp për tekst mesazhe sot është ndoshta një nga aplikacionet më të popullarizuara për momentin, dhe në sajë të raporteve të fundit thuhet se numri i përgjithshëm i mesazheve WhatsApp të dërguara mund të ketë kaluar numrin e SMS-ve të zakonshëm të dërguar nëpërmes operatoreve.

Krye-shefi i kësaj kompanie duke folur gjatë një konference në Gjermani, ka konfirmuar se çdo ditë përpunojnë më shumë se 50 miliardë mesazhe, pothuajse dyfishi i asaj që ishte vitin e kaluar, ku është raportuar se ka pasur më shumë se 27 milionë tekst mesazhe brenda 24 orëve.

Natyrisht se edhe numri i SMS-eve duhet të konfirmohet nga operatoret, por spekulohet se WhatsApp kohën e fundit mund të ketë kaluar SMS-at e zakonshëm. Duke pasur parasysh se WhatsApp është një shërbim falas, po ashtu me tarifë abonimi vjetore, operatoret e shohin ketë si kërcënim për të ardhmen e shërbimeve të veta të SMS-ve. Të gjithë janë të vetëdijshëm dhe gjithashtu janë parë raporte për atë se sa pak SMS sot dërgohen brenda ditës për shkak të shërbimeve alternative të tilla si WhatsApp, LINE, Snapchat, Viber etj. që ofrojnë mundësi të ngjashme për komunikim me tekst. Në vitin 2012 gjithashtu është vlerësuar se WhatsApp u kishte krijuar miliona dollarë humbje disa operatorëve. /ameble

SHPËRNDAJE