SHPËRNDAJE

WhatsAppKëtë javë është raportuar se WhatsApp, kompania e blerë së fundmi nga Facebook për 16 miliardë dollarë, është duke punuar për të shtuar opsionin për kryerjen e telefonatave me atë të programit për smartphone.

Informacioni u përhap nga një kompani që merret me përkthimin e gjuhës indiane, ku një fragment teksti përfshinte fjalët si “mbaro telefonatën”, “telefonatë hyrëse” dhe “telefonatë dalëse”.

Në website të Windows Phone Central shpjegohet:

“Në Konferencën Botërore të Telefonëve (Mobile World Conference), Koum, bashkëthemelues i WhatsApp, specifikoi se shërbimet e komunikimit me  zë do të vinin fillimisht për Android dhe iOS dhe më pas për Windows Phone dhe Blackberry. Pra, do të duhet pak kohë para se përdoruesit e smartphone-ve Windows do të kenë këtë shërbim. WhatsApp udhëheq hapësirën e dërgimit të menjëhershëm të mesazheve, por me shtimin e opsionit të telefonatave do të konkuronte dhe me Skype dhe Viber.”

Por asgjë zyrtare nuk është përmendur ende për shtimin e opsionit të telefonatave dhe ne do t’ju mbajmë në dijeni rreth kësaj çeshtjeje. /ameble