SHPËRNDAJE

whatsapp1WhatsApp është një nga aplikacionet më të popullarizuara për mesazhe e cila është në dispozicion për të gjitha platformat mobile. Ky shërbim ishte blerë nga kompania Facebook për një shumë prej 19 miliardë dollarësh dhe eshte aplikacioni i cila ka qindra miliona përdorues mujor aktiv.

Së fundmi, Jan Koum i WhatsApp-it nëpërmes rrjetit social Facebook ka ndarë disa informacione në lidhje me ketë aplikacion. Ai ka njoftur se shërbimi i tyre WhatsApp tani ka mbi 700 milionë përdorues aktiv mujor, një rritje prej mbi 100 milionë që kishte disa muaj më parë. Koum më tej ka theksuar se përdoruesit tani dërgojnë mbi 30 miliardë mesazhe në ditë.

Kur ky shërbim ishte blerë nga Facebook vitin e kaluar, kishte mbi 200 milionë përdorues, kështu që ka ndodh një rritje mbresëlënëse që nga ajo kohë.

Jan Koum në postimin e tij në Facebook ka shkruar kështu:

I hope you all had a happy and peaceful holiday season. Today, we’re thrilled to share that WhatsApp has more than 700 million monthly active users. Additionally, every day our users now send over 30 billion messages. As humbled and excited as we are by these numbers and our continued growth, we’re even more excited to keep building a great product in 2015. Most of all, we’re grateful that so many of you are using WhatsApp to stay in touch with your friends and family, business colleagues and classmates. We promise to continue working hard to make WhatsApp even better.

SHPËRNDAJE