SHPËRNDAJE

Fondacioni Wikimedia ka lansuar uebfaqen për turizëm, Wikivoyage. Pra, në një kohë kur Wikipedia ka mbushur 12 vite, Fondacioni Wikimedia njofton për udhëzuesin pa pagesë të udhëtimit. Ngjashëm me faqen Wikipedia, Wikivoyage është e lehtë të modifikoni, pa reklama, dhe e ndërtuar në bashkëpunim më vullnetarë nga e gjithë bota.

E publikuar sipas licencës nga Creative Commons, përdoruesve u është dhënë e drejta për të lexuar, kopjuar, shtypur, ndryshuar, shkarkuar, modifikuar, shpërndarë dhe përditësuar përmbajtjen e saj, duke respektuar kështu kushtet e licencës pa pagesë.

Wikivoyage është aktualisht në dispozicion në nëntë gjuhë, duke përfshirë këtu holandisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rusisht, portugalisht, spanjollisht dhe suedisht. Wikimedia tha se Wikivoyage tashmë ka rreth 50.000 artikuj, të cilat janë redaktuar dhe përmirësuar nga një grup prej 200 redaktorësh vullnetarë. Uebfaqen mund ta shikoni këtu. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE