SHPËRNDAJE

Windows 10Nuk është diçka e pazakontë nëse sistemi operativ e merr një hapësirë të madhe të diskut në kompjuter, duke e ditë se sistemi operativ konsiderohet si pjesë kryesore e softuerit. Megjithatë lajm i mirë është se, nëse dëshironi të keni sistemin e ri operativ Windows 10 të instaluar në kompjuterin tuaj, atëherë është vërejtur se ky sistem operativ nuk merr hapësirë të madhe.

Në një blog të Windows-it, Microsoft ka deklaruar se në sajë të një algoritmi të ri të kompresimit Windows 10 është në gjendje të ruaj 1.5GB hapësirë në disk për kompjuterët me 32-bit dhe 2.6GB për kompjuterët me 64-bit, që do të thotë se nëse planifikoni të përdorni një disk më të vogël SSD vetëm për të boot up të Windows-it, i bie që kjo hapësirë është nuk është pak.

Algoritmi i ri i kompresimit do të përdoret gjithashtu edhe në smartphone të Microsoft-it, dhe më siguri se edhe aty do të lirohet një pjesë e hapësirës.

Microsoft ka thënë gjithashtu se ka përmirësuar edhe funksionin Windows Recovery Tool, ku do të jetë në gjendje të ruaj së paku 12GB hapësirë, varësisht nga prodhuesi. /ameble