Pas shumë spekulimeve se kur do të filloj Microsoft me përditësimin e ri Windows, ata kanë konfirmuar sot se data e lansimit e Windows 8.1 është përcaktuar 17 Tetor 2013, që pritet të jetë në dispozicion në mbarë botën si një përditësim pa pagesë për përdoruesit e Windows 8 nëpërmes Windows Store-it.
“Windows 8.1 vazhdon vizionin e tyre me inovacione dhe përmirësime të vazhdueshme për klientët tanë. Edhe Windows 8.1 sjell shumë përmirësime në fusha të tilla si personalizim, Internet Explorer 11, kërkimi i cili është mundësuar nga Bing, Aplikacione shtesë të integruara duke përfshirë disa të reja, Windows Store të përmirësuar dhe lidhjen cloud me SkyDrive. |ameble|
[youtube id=”7BN0W7CONpw” width=”600″ height=”350″]