Nëse dëshironi të kaloni nga sistemi operativ Windows 7 apo nga ndonjë me i vjetër  në një version më të ri atëherë ju njoftojmë se Microsoft nga kjo javë ka filluar me para-porosi për versionin e tyre të fundit Windows 8.1 që pritet të shfaqet nga 18 Tetori.

Nëse në pajisjen tuaj keni Windows 8 ju automatikisht do të merrni përditësimin pa pagesë të sistemit fundit Windows 8.1 i cili ka qenë në zhvillim e sipër që një kohë të gjatë dhe qe ky version pritet ta kthej butonin e vjetër Start.

Windows 8.1 start menu

Windows 8.1 ju mundëson të shikoni filma apo luani lojëra nëpërmes Xbox-it, t’ju qaseni fotografive nga kudo nëpërmes SkyDrive dhe të gjeni aplikacionet tuaja të preferuara në Windows Store. Microsoft ka shpjeguar më herët së përditësimi i ri Windows 8.1 do të jetë me çmim prej 119 $. Para-porosinë mund ta bëni nga tani nëpërmes uebfaqes zyrtare të Microsoft-it. |ameble|