Sipas një raporti të ri, Microsoft është duke punuar që të bashkojë sistemin operativ Windows dhe Windows Phone, nën një produkt të ri të quajtur Windows Blue. Kjo bie ndesh me atë që ne kemi dëgjuar më parë, se Windows Blue do të ishte vetëm një sistem ose funksion paketë për Windows 8. Por kjo e bën shumë të kuptueshme, me atë që ne besojmë, se ky produkt do të jetë shansi i vetëm i Microsoft-it për të mbijetuar në ndryshimet e shpejta të informatikës në tregun e konsumit.
Raporti, që buron nga Digitimes thotë se sistemi operativ i bashkuar i quajtur Windows Blue, është duke u zhvilluar nga një ekip i ri i cili është i ndarë nga Windows dhe Windows Phone ekipet. Sipas Digitimes, Windows Blue është menduar për të konkurruar kundër platformës Android dhe OS Chrome nga Google. Krijimi i një ekipi krejtësisht të veçantë i cili do të kryen punën e integrimit të dy sistemeve në një do të jetë shumë e vështir, duke pasur parasysh standarde ekzistuese të departamenteve të Microsoft-it ku grupet janë kryesisht autonome të cilat nuk ndër veprojnë shumë si një tërësi.
Çfarë saktësisht do të thotë “integrimi” ? Në qoftë se kjo është thjesht integrimi i kodeve bazike të Windows 8 dhe Windows Phone 8 të përbashkët, atëherë në fakt Microsoft do të krijon një sistem të vetëm operativ i cili do të kandidojë në çdo formë, me të njëjtën ndërfaqe, me pajtueshmërinë e aplikacioneve të plota, atëherë kjo do të jetë veprim i madh në historinë e Windows-it.
Se çfarë do të ndodh si dhe a do të mund Microsoft të arrin të finalizoj një projekt gjigant mbetet të shihet në të ardhmen e përafërt. |ameble|