Kemi raportuar më parë se Windows 8 do të jete në dispozicion për blerje diku nga fundi i muajit Tetor, por para pak orëve Steven Sinofsky President i Sektorit të “Windows” pranë Microsoft na paralajmëroi zyrtarisht se Sistemi Operativ Windows 8 do të jetë i gatshëm për konsumatoret pikërisht nga data 26 Tetor 2012. Në këtë ngjarje u publikuan edhe disa të dhëna rreth çmimeve të këtij produkti të shumëpritur.

Këto janë çmimet e vetme zyrtare të publikuara deri më tani:

  •  Nëse bëjmë “upgrade” sistemin operativ nga ndonjë version me i vjetër si (XP, Vista, apo Win7) i licencuar në Windows 8 çmimi do të jetë 40$ apo rreth 33€.
  • Nëse bëjmë “upgrade” ndonjë pajisje kompjuterike të re e cila është blerë pas 2 Qershorit 2012 dhe e cila përmban sistemin operativ Windows 7 të licencuar atëherë çmimi do të kushtoj vetëm 15$ apo 12€.

Microsoft akoma nuk ka publikuar çmime për pajisjet kompjuterike të cilat i ndërtojmë vet apo ato të cilat kanë sistem operativ i cili nuk është i platformës Windows për te kaluar në këtë të fundit, por shpresojmë se edhe ky detaj i vogël por i  rëndësishëm do të publikohet shumë shpejt.

Për ju që tashmë jeni të interesuar për ta parë dhe testuar sistemin operativ Windows8 dhe nuk e keni bërë një gjë të tillë deri më tani, atëherë klikoni në këtë link Microsoft Download për ta shkarkuar versionin Preview(Beta) për konsumatoret. |windowsteamblog| [divider top=”0″]