Në një postim në blogun e Windows 8, Rob Copeland, menaxher i ekipit të Grafikës, flet rreth dëshirës së ekipit të Windows për të shtuar përshpejtimin harduerik të grafikës për të gjitha aplikacionet të stilit Metro, duke përfshirë përkrahje më të gjerë të harduerit për grafikë në përgjithësi.
Për të matur performansën e grafikës, Microsoft ka bërë matje në disa njësi, përfshirë frame rate, shfrytëzimin e memories dhe procesorit, “glitch count” që mat sa herë aplikacioni merr më tepër se 1/60-ta e sekondës për tu paraqitur, dhe “time to first frame” që mat kohën sa shpejt i duhet imazhit të parë për tu paraqitur pasi të klikohet një Metro aplikacion.
Paraqitja e tekstit është me një rëndësi të madhe për Microsoft në Windows 8 duke cituar Copeland “Ne kemi vazhduar të përmirsojmë performansën e tekstit në Windows 8 duke e optimizuar paraqitjen e tekstit në Metro aplikacione për të dhënë performansa dhe efikasitet më të mirë, duke ruajtur kualitetin e tipografisë dhe përkrahjen e tekstit global.” Në skicën në vijim mund të shihni sa më i shpëjtë është Windows 8 në paraqitjen e tekstit krahasuar me Windows 7. |neowin.net| |blogs.msdn.com|
[divider top=”0″]