SHPËRNDAJE

Windows 9 konceptMicrosoft sapo ka lansuar përditësimin e tyre të fundit të Windows 8.1, diçka që kompania është shprehur se do ta bëj shumë më shpesh, por tani ne kemi lajme të freskëta për lansimin e versionit të ardhshëm Windows 9, i quajtur si “Threshold” ku është thënë se do të ofrojnë shumë karakteristika të reja, duke përfshirë ri-pozicionimin e Start Menu-së dhe ndoshta futjen e Cortana-së. Këto të fundit ndoshta edhe mund t’i shohim shumë shpejt.

Ndërsa lansimi i plotë i Windows 9 nuk pritet të bëhet deri diku rreth tremujorit të dytë të 2015-së, ZDNet e informuar mirë ka shkruar se Microsoft është duke punuar në lëshimin e një “pamje nga ana teknologjike” e sistemit të ri operativ nga fundi i muajit të ardhshëm, ose ndoshta fillimi i Tetorit. Ata thonë se do të jetë në dispozicion për të gjithë për tu shkarkuar, ku do të jetë e ngjashme me atë që ka bërë Apple për OS X Yosemite.

Windows 9 preview ndoshta nuk do të përfshijë të gjitha tiparet që pritet t’i ketë në versionin përfundimtar, por shpresojmë të na tregoj sa më shumë nga ajo që Microsoft është duke punuar në të. /ameble

SHPËRNDAJE