Microsoft pritet të mban konferencën në Prill të këtij viti me ç’ rast kompania do të njoftojë për lançimin e sistemit Windows Phone 9.
Përveç këtij sistemi, pritet të prezantohet edhe sistemi operativ i ri, Windows 9, i koduar me emrin “Threshold” i cili pritet të dalë në prill të vitit 2015.
Microsoft Windows 8 nuk ka arrit një sukses siç kompania kishte shpresë, dhe sipas Paul Thurrot, Microsoft është në kërkim të heqin emrin e Windows 8 OS. Ajo çfarë është duke u përfolur për Windows 9, është rikthimi i Start menu-së si dhe mundësia për të drejtuar Apps Metro së bashku me aplikacionet në desktop.
Në konferencën e tyre nuk pritet që Microsoft të lëshojë një pamje për sistemin e ri operativ Windows 9, por kjo pritet të ndodh më vonë gjatë këtij viti. /ameble