Disa muaj me parë Microsoft patë lëshuar dyqanin e tyre online Windows app Store së bashku me fillimin e sistemit operativ Windows 8, dhe tani kjo duket se ka arritur të ketë rreth 13.000 aplikacione online në dispozicion për shkarkim.
Sipas një raporti të fundit nga Win App Update, Microsoft ka shtuar afërsisht 3.000 aplikacione në dyqanin online te tyre këto 8 ditët e fundit dhe si duket objektivi i tyre është 20.000 aplikacione deri në fund të nëntorit apo 500 për një ditë.
Microsoft ka në synim për të pasuruar Windows app Store me rreth 10.000 aplikacione për muaj, dhe nëse vazhdon me ketë ritëm i bie se do të pasurohet me rreth 30.000 aplikacione deri në fund të vitit. |ameble| [divider top=”0″]