Versioni i ardhshëm i sistemit operativ Windows nuk do të quhet Windows 9, siç ishte raportuar më herët. Sipas ZDNet, sistemit operativ, i cili aktualisht po thirret si Windows Blue, do të vijë në treg gjatë kësaj vere si përditësim Windows 8.1 dhe Windows RT 8.1.
Thashethemet e fundit thonë se përditësimi i ardhshëm i Windows-it do të përfshijë disa karakteristika të reja të tilla si “Customized live tiles” dhe përmirësime në funksionin “Snap View”.
Për Windows 8.1 kompania pritet të njoftojë në konferencën e saj të zhvilluesve “Build” që mbahet më datën 26 Qershor në San Francisko, dhe thuhet se do të jetë i gatshëm për partnerët që prodhojnë pajisje nga muaji Gusht. |ameble|