SHPËRNDAJE

Windows-Hello-AmebleSistemi i ri operativ i Microsoft Windows 10 do të jetë sistemi i parë operativ Windows dhe platforma e parë që do të eliminojë fjalëkalimet. Microsoft prezantoi një sistem të ri të sigurisë biometrike, “Windows Hello”, i cili do të lejojë përdoruesit të regjistrohen tek pajisjet, telefonat dhe kompjuterët që operojnë me Windows 10 nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve, syve ose fytyrës.

Microsoft do të ruajë lokalisht identifikimin biometrik, dhe jo vetëm tek serverët e Microsoft-it apo në cloud. Microsoft e quan Windows Hello një sistem sigurie të nivelit të lartë, që ka shansa te vogla për të dështuar. Ky sistem mund të funksionojë vetëm tek llogaritë e Microsoft.

Bashkë me Windows Hello kompania zbuloi gjithashtu edhe një projekt të ri, të quajtur “Microsoft Passport”, përmes të cilin mund ti hapim aplikacionet online dhe llogaritë tona. “Microsoft Passport” ofron mundësinë e sigurisë së lartë dhe mund të përdoret edhe si si një mjet zhvillimi për ekspertët e teknologjisë, për zhvilluesit e softuerit dhe faqeve ueb, që do t’u japë mundësi atyre të krijojnë sistemin e tyre të identifikimit të Windows 10 tek aplikacionet, faqet ueb ose shërbimet, pa pasur nevojë për një fjalëkalim.

Këto sisteme do t’u kërkojnë përdoruesve të Windows 10 të verifikojnë nëse po i përdorin ato pajisjet, duke vendosur një kod PIN ose nëpërmjet identifikimit të sigurisë biometrike të sistemit Windows Hello.

Ideja e Windows Hello dhe Microsoft Passport është që përdoruesit të kenë mundësinë që të përsonalizojnë pajisjen e tyre kompjuterike dhe të rrisin nivelin e sigurisë si asnjëherë më parë. /ameble

[youtube id=”1AsoSnOmhvU” width=”600″ height=”350″]