SHPËRNDAJE

Kohëve të fundit kemi pasur shumë lajme për Windows Phone 8. Një numër i madh i përmirësimeve janë duke u bërë në platformë, mirëpo, për momentin janë edhe disa pikëpyetje, të cilat me siguri se do të sqarohen kur Windows Phone 8 t’i afrohet datës së lansimit.

Javën e kaluar, në prezantimin e tyre Microsoft tregoi se SD kartat mund të përdoren në Windows Phone 8. Sipas prezantimit, Microsoft tha se destinimi i tyre është për ruajtjen e fotove, videove, muzikës dhe për instalimin e aplikacioneve.

Me sa duket, destinimi i SD kartave për instalim të aplikacioneve është keqkuptuar. Në fakt, është krejt e kundërta, instalimi i aplikacioneve nga Marketplace në SD kartë është i pamundur në Windows Phone 8, për momentin. Çka ka menduar Microsoft më këtë është instalimi i aplikacioneve nga SD karta në memorien interne të telefonit (dhe jo nga memoria interne ose Marketplace në SD kartë).

Pamundësia e instalimit të aplikacioneve në SD kartë, mund të mos jetë edhe aq e keqe. Mirëpo kjo na limiton në zgjedhjen e telefonave me minimum 8gb memorie interne për akomodim të aplikacioneve apo lojërave, kurse fotot, videot dhe muzika mund të ruhen në SD kartë.

Sipas Microsoft, instalimi i aplikacioneve direkt nga SD karta në memorien interne është një përparësi që mund të shfrytëzohet nga korporatat për testimin e aplikacioneve në pajisje të ndryshme pa u varur nga Marketplace.

Për momentin ne ju rekomandojmë për Windows Phone 8 me minimum 8 GB memorie interne. |Cnet.com||Phonearena.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE