SHPËRNDAJE

Disa javë më parë, Joe Belfiore nga Microsoft kishte mbajtur një fjalim në Reddit me temën “më pyesni mua për çdo gjë” me ç’ rast ai u përgjigj shumë pyetje të rëndësishme në lidhje me sistemin operativ Windows Phone . Njëra pyetje ishte në lidhje me aplikacionin zyrtar për menaxhimin e dokumenteve ose File Manager për pajisjet me sistemin Windows Phone .

Files Windows Phone

Belfiore tha se ky aplikacion tani më është zyrtarizuar si aplikacion zyrtar për menaxhimin e dokumenteve për pajisjet me sistemin Windows Phone i koduar me emrin Files i cili momentalisht është kompatibil vetëm me versionin Windows Phone 8.1. Belfiore po ashtu siguroi se Microsoft është duke punuar që ky aplikacion të jetë kompatibil për të gjitha pajisjet ekzistuese me sistemin Windows Phone.

Me anë të këtij aplikacioni më në fund përdoruesit mund t’i menaxhojnë dokumentet e tyre sipas dëshirës se vet, sepse ishte e ditur se një gjë e tillë në sistemin operativ Windows Phone nuk ishte e mundur. /ameble

SHPËRNDAJE