Duket sikur Windows Phone ka gjetur vendin ku mund të kaloj më mirë gjatë këtij viti. Pas rangimit në vendit e katërt në çerekun e parë të këtij viti, duket se Windows Phone ka shënuar një ngritje serioze prej 12% në Amerikën Latine duke u bazuar në të dhënat e IDC Technologies.
Në shtetin e Meksikës, sistemi operativ Microsoft Windows Phone tani ka arritur që të ngjitet në krye të listës së përdorimit të këtij sistemi, gjithashtu raportohet se në Peru dhe Kolumbi kompania Microsoft tanimë udhëheq tregun e sistemit operativ të telefonisë me 25.6%.
Shenjat e ngritjes së Windows Phone vërehen edhe në shtetet tjera të Amerikes Latine siç janë: Kile, Brazili dhe Argjentina. Sipas analizave të IDC gjysmën e tregut të Windows Phone Mobile e udhëheq Nokia Lumia 710 dhe Lumia 620. |ameble|