Loja Windows 8 po bëhet gjithnjë e më interesante. Tashmë edhe një lojtar i madh pritet të lansoj tablet të bazuar në Windows RT e sipas të gjitha gjasave do të ndodhë sapo sistemi operativ të jetë i gatshëm për publik, në fund të Tetorit.
Sipas spekulimeve paisja do të jetë e bazuar në platformën ARM dhe ndoshta e mbështetur nga procesorët Snapdragon nga Qualcomm. Për Samsung, që siç dihet nuk ka pasur shumë suksese me tabletët të bazuar në Android, përkrahja për Windows RT shihet si e paevitueshme.
Megjithatë, Samsung do të gjindet në konkurrencë të drejtpërdrejt me tabletin tashmë të njohur Microsoft Surface, e gjithashtu edhe me produktet e kompanive si Asus, Dell dhe Toshiba, të cilat pritet që të dalin me oferta të njëjta në po të njëjtën kohë. Patjetër që nuk do të jetë një garë e lehtë. |theandroidsoul.com| [divider top=”0″]